Flash

Kafshët e barabarta të Erion Veliajt

Lapsi.al 15 August 2018
Kafshët e barabarta të Erion Veliajt
Një investigim i thelluar i BIRN, nxori këtë javë në dritë një anë të errët të bashkisë së Tiranës. Në shkrimin e gazetares Lindita Cela (lexoje të plotë këtu poshtë), vihej në dukje se vetëm në një vit e gjysëm policët bashkiakë kanë vënë mbi 21 mijë gjoba ndaj tregtarëve ambulantë që shesin në trotuaret e qytetit të paliçensuar.

Investigimi i BIRN/ Gjoba marramendëse e Veliajt për tregtarët ambulantë

Secili banor i Tiranës, ka qenë së paku një herë dëshmitar i atyre skenave, kur fshatarë të zbritur nga rrethinat e kryeqytetit, vrapojnë të trembur, duke mbajtur në dorë ato pak prodhime të bahçeve të tyre, vetëm me frikën se policia mos u rrëmbejë prodhimin, me shitjen e të cilit mbajnë familjen. BIRN i tregonte me dëshmi të dokumentuara këto skena, që janë shembulli më i mirë i forcës së pakompromis së pushtetit ndaj të dobtëve dhe më të pambrojturve. Natyrisht, media investigative jepte edhe argumentat e bashkisë, se përse është ngërthyer në këtë luftë. Dhe po t’i shikosh një e nga një, ato duken logjike. Beteja, “për rrugicat që kërkojnë diell” siç e quajti dikur këtë aksion kryebashkiaku, në pamje të parë, ngjan e shëndetshme për qytetin. Ajo ruan dhe mbron shëndetin e konsumatorit, ajo garanton në parim konkurencën e ndershme, (ku disa paguajnë taksa për shitjen e prodhimeve të tyre, prandaj dhe të tjerët nuk mund ta anashkalojnë këtë) ajo ruan përdorimin e hapësirave publike në mënyrë të barabartë për të gjithë. Deri këtu gjithkush do të duartrokiste. Por, këto parime nuk janë të vlefshme për të gjithë. Nëse prioritar do të qe shëndeti i qytetarëve, ne nuk do të shikonim për shembull me dhjetra betoniera që qarkullojnë gjatë ditës në qytet dhe që e ndosin atë, në mënyrë të frikshme. Nëse, principi i konkurencës së ndershme do të zbatohej gjithmonë, bashkia nuk do të jepte leje ndërtimi në mënyrë flagrante pa konsensusin e pronarit të tokës (lexo këtu denoncimin tek Lapsi.al). Nëse prioritet do të qe ruajtja e hapësirës publike… këtu më mirë të mos japim shembuj se do të ishte qesharake që ky parim të përligjej me çlirimin e trotuarëve nga tregëtarët ambulantë.

Skandali/ Shembulli si i lëshon lejet e ndërtimit Erion Veliaj

Pra, problemi i Bashkisë së Tiranës nuk është se do të vërë rregull ndaj disave, por se i njëjti rregull sot nuk është i zbatueshëm për të gjithë njësoj. Në Tiranën e Erion Veliajt e ke më të lehtë të ndërtosh një grataçielë në mes të qytetit, sesa të arrish të shesësh fiqtë e bahçes tënde në një cep të humbur të tij. Dhe ky është fiks ilustrimi i frazës së famshme të George Orwell-it “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por ka kafshë më të barabarta se të tjerat”. Ky është thelbi. Kjo po ndodh dhe me bashkinë e Tiranës, që është në fakt një zbatim i politikavve të nisura nga kryeministri i së majtës Edi Rama. I atyre politikave që po e rokullisin vendin drejt një konfikti social: jo më mes PD dhe PS, as mes ish komunistëve dhe ish të persekutuarve, aq më pak mes partizanëve dhe ballistëve, por mes të varfërve dhe të pasurve. Tirana e Erion Veliajt është laboratori më i dukshëm i kësaj kontradikte që ka nisur të zjejë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Lëreni Edin të pushojë!

Ndërsa Edi Rama ka nisur pushimet, të gjithë opozitarët e tij i kanë filluar një proces në mungesë për dy nga temat madhore që po zaptojnë këto ditë titujt krye...

15:01

Dera që Thaçi po i hap Rusisë

Hashim Thaçi ia hapi një deriçkë Rusisë, por ajo është tepër e madhe për t’u mjaftuar me kaq. 1. Në shikimin nga Moska “korrigjimi” i Hashim Thaçit mund t...

13:26

Ne, brezi i Kadaresë dhe brezi i Unnikatilit

Kam nisur prej disa ditësh përshtatjen me idenë se të mbetesh prapa bote ka përparësitë e veta. Për shembull, ty mund të të ketë ngecur ora tek Kadareja, por pa...

11:54

Hashim Thaçi dhe pasioni i një injoranti

Aventura e re, për korrigjimin e kufijve, tejkalon me potencialin e vet shkatërrues aventurat e mëparshme “korrigjuese” të Thaçit. 1. Hashim Thaçi k...

16:22

Gjithçka përveç Thaçit

Debati i hapur beftas për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë po merr në trojet shqiptare një rrjedhë të shtrëmbër, duke degraduar në një pozici...

15:48

O sa keq me qenë (turist) shqiptar!

Tashmë janë shndërruar në kronika rutinë lajmet se një mur i ri Berlini po ngrihet në kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e çmimeve stratosferike të biletave të avi...

18:03

Berisha në shtegun e Gjarprit

Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kundër Sali Berishës, ka diçka përtej lëndimit të një politikani të sfiduar publikisht dhe të një presid...

18:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI