Ekskluzive Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës
Dyshimet/ A qëndron SHBA pas idesë të rishikimit të kufijve?
A funksionon? Cvijanoviç, Thaçi dhe Daçiç, të gjithë dukeshin se ishin shumë të kënaqur me rezultatet e takimeve të tyre. Në kohën që u zhvilluan, ka qenë e mundur të vëzhgohet në Bosnje një intensifikim i retorikës separatiste nga SNSD-ja, si edhe një forcim të aleancës së saj me partinë etnike kroate HDZ-BiH në Bosnjë. Kjo lëvizje është mbështetur nga Daçiç me një gjuhë të habitshme jo diplomatike. Në të njëjtën kohë ka pasur një ndryshim dhe një ringjallje të shpejtë dhe shumë të përhapur të propozimeve për krijimin e zonave etnikisht homogjene si pjesë e “korrigjimit” të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. Nëse kjo është deklarata e një pozicioni të ri të Shteteve të Bashkuara mbi rajonin, atëherë kjo është lëvizja e parë e dukshme nga administrata e Trumpit në politikën në Europën Juglindore. Më parë, gjatë kohës së inaugurimit të tij, një grup interesant propozimesh për ripërcaktimin e kufijve për të krijuar bantustane etnikisht të veçanta në rajon u bë në Foreign Affairs nga Timothy Less, ish-zyrtar konsullor i Mbretërisë së Bashkuar në Banja Luka. Kjo u hodh poshtë nga çdo specialist rajonal në një debat të shkurtër (shikoni letrën e hapur nga specialistët për redaktorin e Foreign Affairs si edhe përgjigjet nga Florian Bieber, Georg Vasilev dhe unë). Por ndoshta frymëzimi erdhi vetëm tani. Ne kemi parë futjen e çuditshme të Bannon në politikën e rajonit, së bashku me ato që mund të jenë disa nga pasojat. Dhe nevojitet një shpjegim për kritikën e çuditshme të Trumpit ndaj Malit të Zi në një intervistë menjëherë pas takimit të tij katastrofik me Putinin në Helsinki.Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje
Afrimiteti zgjedhor dhe disa kufizime A po afron më shumë prishja e improvizuar e institucioneve që Trump ka premtuar të djathtën ekstreme të Ballkanit me atë amerikane? Mund të ketë pasur disa ndërveprime dhe shprehje përzemërsie nga të dyja palët, por vështirë të shohim një marrëdhënie të mirë. Ka padyshim disa lidhje që bashkojnë të djathtën amerikane me politikanët europianë të së djathtës, si Viktor Orban i Hungarisë, Matteo Salvini i Italisë dhe një numër figurash brenda dhe jashtë qeverisë në shtete si Britania e Madhe, Austria dhe natyrisht disa nga shtete të Europës Juglindore. Ata janë veçanërisht të bashkuar nga armiqësia ndaj imigracionit, kundërshtimi ndaj institucioneve të demokracisë dhe një thirrje në tërësi ndaj ndjenjave të epërsisë racore, etnike dhe fetare. I çuar përpara nga pakënaqësia e ardhur nga mungesa e mjeteve ekonomike, ky është “populizmi” për të cilin flasin njerëz si Bannon. Por dy gjëra të së djathtës europiane, ekstremistët e djathtë amerikanë nuk i kuptojnë. E para është se ndryshe nga e djathta amerikane, e djathta europiane në përgjithësi (me përjashtim të së djathtës ekstreme në Britani) nuk është anti-ndërhyrje shtetërore. Në vend që ta shohin pushtetin si çmontimin të mirëqenies sociale, të punës dhe mbrojtjes së mjedisit, të djathtët në Europë e shohin atë si instrument që duan ta kontrollojnë. Në këtë aspekt, e djathta ekstreme europiane nuk mund të përshkruhet si konservatore. E dyta është se e djathta ekstreme ka vështirësi me vizionin e një të djathte të bashkuar globale apo europiane. Themeli ideologjik i shumicës së partive të djathta në Europë siç është nacionalizmi dhe politikat e identitetit i bën ato që të fokusohen te kultivimi i armiqësisë së përbashkët, zgjidhje që ata nuk duan ta braktisin lehtësisht. Po ashtu, ka dy gjëra që të djathtët e Ballkanit nuk kuptojnë te e djathta amerikane. Së pari, ata nuk zgjedhin mes lëvizjeve nacionaliste dhe zgjedhin të promovojnë njërën ndërsa hedhin poshtë të tjerat. Ashtu si Vladimir Zhirinovski iu kundërvu mikpritësve të tij në Slloveni, ata kanë si vizion një “nacionalizëm ndërkombëtar” që bashkohet në kundërshtim me kosmopolitanizmin, liberalizmin dhe socializmin dhe që i përshtatet një dominimi nga një fuqi globale. Kur Bannon takohet me politikanë të Serbisë dhe Kosovës, ai i sheh ata si në favor të interesave të tij dhe nuk bën dallime mes tyre. Gjëja tjetër që të djathtët në Ballkan nuk kuptojnë rreth të djathtëve amerikanë është se ata janë të margjinalizuar, pavarësisht okupimit të tyre kaotik dhe të përkohshëm të Shtëpisë së Bardhë. Ata eprojnë kundër idesë së përhapur dhe të qëndrueshme për konsensus mes partive politike më të mëdha në SHBA, që nënkupton zgjidhje sipas ligjit të mosmarrëveshjeve dhe nuk ka probleme me aleancën e fortë mes SHBA-së dhe Europës. Kur ekipi unik që mban pushtetin tani të largohet, presidenti i ardhshëm, pavarësisht se nga cila parti vjen, do të përpiqet të rregullojë marrëdhëniet e dëmtuara. Në atë aspekt është më e arsyeshme të vlerësohet se nëse lind diçka nga dashuria mes dy krahëve të majtë, do të duhet që ajo të ndodhë shpejt dhe ka për të qenë e vështirë të rezistojë. Ky bashkim është vetëm pjesërisht i bekuar nga lidhja ideologjike dhe bashkimi i interesave nuk është i qartë. Aventura europiane e Bannon nuk ka shumë perspektiva për sukses dhe në SHBA ky eksperiment i çuditshëm me qeverinë nga mafia ka gjasa të mbarojë shpejt. Drama që po shohim të shpaloset tani do të jetë interesante për sa kohë zgjat, por ka për t’i ardhur fundi.