Flash

FOTO/ Nga shtëpitë funerale tek pornostaret: sponsorët më të cuditshëm në histori…

Lapsi.al 15 August 2018
FOTO/ Nga shtëpitë funerale tek pornostaret: sponsorët më

Këto janë fanellat që kanë bërë historinë e futbollit për shkak të… sponsorve, më shumë se për rezultatet. Nga diva e industrisë porno tek kompanitë e lyerjes së shtëpive, deri tek shtëpitë funerale dhe pijet alkolike.

Red Bull nuk është sigurisht pija e parë që është shfaqur si sponsor mbi fanellat e skuadrave të futbollit. Rreth 40 vjet më parë Eintracht Braunschewig, ishte sponsorizuar nga Jagermaister.

Vendi i katërt për lëpirëset. Fanella historike e Sheffield Wednesday që arriti majën e popullaritetit jo aq për rezultatet sa për sponsorin: Chupa Chups një nga lëpirëset më të shpërndara të fund shekullit e që rezistojnë akoma edhe sot.

Vendi i tretë, bestytnia. Kur është krizë dhe nuk ka shumë për të zgjedhur, në Greqi shoqëria e futbollit Palyopirgos vendosi të bashkojë emrin e saj me një shtëpi të njohur funerali lokale, e shoqëruar nga fanella e zezë me shkronja viole.

Zbritet kategoria, por ngjitemi në shkallën e dytë më të lartë të podiumit. Lena Nitro, aktoria pornografike gjermane, ka bërë sponsorin e skuadrës SV Oberwürzbach, që militonte në divisionin e 6 gjerman.

Vendi i parë i takon Udinezes që, kur me një inisiativë dëshironte të vlerësonte një ndërmarrje lokale, u prezantua në sfidën kundër Romës duke mbajtur në gjoks "Nino l’Imbianchino" një kompani lyerjesh që pati nderin të kishte emrin të shkruar në një sfidë të Serie A.

Të këshilluara

Skandali i racizimit përfshin Manchester City

Manchester City është tronditur nga një skandal racizmi, por ka lëvizur me shpejtësi për të marrë masa, pasi Drejtori i Akademisë së tyre ka përdorur një fjalor...

15:11

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI