Flash

Tjetër skandal në Shtëpinë e Bardhë. Transmetohet përgjimi i ish punonjëses në "Situation room"

Lapsi.al 14 August 2018
Tjetër skandal në Shtëpinë e Bardhë. Transmetohet

Një ish-këshilltare e Donald Trump ka nxjerrë në dritë atë që ajo thotë se është një regjistrim audio i një telefonate nga presidenti amerikan pas shkarkimit të saj vitin e kaluar.

Në kasetë të transmetuar në kanalin televiziv amerikan NBC, një zë që supozohet të ishte i Trump shpreh habi që Omarosa Manigault Newman ishte shkarkuar një ditë më parë.

"Askush nuk më tregoi për këtë", dëgjohet zëri mashkullor.

Ajo do nxjerrë shpejt një biografi dhe Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar ish ndihmësen e presidentit  si një ish-punonjëse e pakënaqur.

Të hënën Trump shkroi në tweeter se ish-punonjësja e tij kishte filluar ta sulmonte atë, vetëm pasi kishte humbur punën.

Ai shtoi se i kishte kërkuar shefit të tij të stafit John Kelly që të përpiqej të "punonte".

Ne regjistrim degjohet biseda e ish punonjëses me John Kellyn brenda nw "situation romm" dhomën e krizave që gjendet në bodrumet e shtëpisë së Bardhë dhe ku prezumohet qe nuk regjistrohet dot me asnje aparat elektronik.

Avokati i presidentit Trump, Rudy Giuliani, thotë se ajo mund të ketë shkelur ligjin duke regjistruar biseda private në këtë mjedis super sekret të Shtëpisë së Bardhë.

Manigault Newman është mbrojtur duke thënë se ajo e ka bërë këtë akt sepse ne presidencen amerikane të gjithe gënjejnë. Duhet te vetembrohesh nëse nuk do të goditesh me 17 thika mbi shpinë, i ka thënë ajo NBC.

Manigault Newman, e njihte presidentin që nga ditët kur si një yll i reality merte pjesë në show televiziv "The Apprentice" të drejtuar nga Trump. Ajo e këshilloi atë për çështjet afrikano-amerikane gjatë zgjedhjeve të 2016 para se të merrte një rol komunikues në Shtëpinë e Bardhë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI