Flash

Shpjegimi/ Pse Melani doli me mesazhin "Në të vërtetë nuk më intereson" kur takoi emigrantët

Lapsi.al 14 August 2018
Shpjegimi/ Pse Melani doli me mesazhin "Në të vërtetë

Në librin "Unhinged" (Jashtë kontrollit), Omarosa Manigault Neëman, ish ndihmësaj e presidentit amerikan Donald Trump ka dhënë një shpjegim për mesazhin e Melani Trump të shkruar në pallton e saj gjatë vizitës së emigrantëve. “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson) shkruhej në pjesën e pasme të palltos, një mesazh që shkaktoi shumë zhurmë, ngriti pikëpyetje dhe hamendësime mes gazetarëve se përse zonja e parë e Amerikës duhej të jepte një mesazh të tillë para mediave.

Sipas ish ndihmëses së presidentit, Trump e kishte detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët jashtë dëshirës së saj, prandaj në këtë vizitë Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson).

Newman pretendon se zonja e parë e SHBA-së Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.

Në librin e Newman thuhet gjithashtu se Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump. Ky është pretendimi i Omarosa Manigault Newman, ish-ndihmësja e presidentit amerikan.

Sipas saj, Melania Trump po pret që bashkëshortit të saj t’i përfundojë mandati e më pas t’i kërkojë atij divorcin.

“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, ka shkruar Newman në librin e saj “Unhinged” (Jashtë kontrollit), në të cilin përshkruan ditët që ka kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

 

Të këshilluara

Le Monde: Pse protestojnë rumunët

Të dielën më 12 gusht në mbrëmje, ata ishin ende disa mijëra. Pjesëmarrja e tyre ndryshon varësisht ngjarjeve, por kundërshtarët e qeverisë rumune kanë dalë në ...

10:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI