Aktorja e “X-Men: Days of Future Past”, Fan Bingbing u dëbua nga aktrimi për tre vjet. Kështu bëri të ditur “Apple Daily” në Hong Kong. Aktorja kineze më e paguar e momentin është akuzuar për evazion fiskal.
Akuzat janë ngritur ndaj aktores pasi një televizion kinez publikoi disa dokumente, sipas të cilave Fan është paguar përmes kontratës “yin-yang”, që do të thotë se ka shfrytëzuar dy kontrata të ndryshme për të njëjtën punë. Raporti detyroi autoritetet kineze të nisnin hetimin për këtë lloj akordi.
Sipas “Variety”, agjencia “CAA” që përfaqëson Fan jashtë Kinës, i cilësoi thjesht thashetheme.
Një tjetër raport thotë se Fan ka hequr emrin nga reklama e filmit të luftës kineze “Unbreakable Spirit”, që ka si protagonistë aktorët hollivudianë Bruce Willis e Adrien Brody. Filmi ishte gati për t’u publikuar në fund të këtij muaji, por është shtyrë për në tetor.