Flash

Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës

Lapsi.al 14 August 2018
Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas
Në një shkrim që gazeta Le Monde, e datës 15 gusht i ka kushtuar debatit të fundit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, zbulohen detaje të frikshme të asaj që mund të ketë vënën në lëvizje këtë ide të rrezikshme. Sipas gazetës, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka qenë një patizan më i hershëm i kësaj zgjidhjeje, ka marë një shkelje syri nga SHBA. “Pas një takimi me dhëndrrin e Trump, Jared Kushner (burri i Ivanka Trump, shënim i Lapsi.al), në fund të korrikut, Daçiç pohoi se “të gjitha kartat ishin mbi tavolinë” shkruan e përditshmja franceze e referencës, e cila e komenton kështu këtë fakt: “Për një kohë të gjatë kundër çdo lloj ndryshimi të kufirit, Uashingtoni, që e mbështet Kosovën që nga lufta e 1999, duket se e ka zbutur qëndrimin pas ardhjes së Donald Trumpit në Pushtet. Kjo ka mbërritur deri në atë pikë sa shumë diplomatë europianë dyshojnë se SHBA mund të merret vesh për një zgjidhje me Rusinë, që ka qenë një mbështetse historike e Serbisë”, komentohet ë shkrimin që Lapsi.al e ka lexuar (Paragarafi në origjinal poshtë). Pasi thekson, që në krye të artikullit, se kjo perspektivë i frikson europianët, gazeta citon edhe deklaratën e kancelares Merkel këtë të hënë, e cila tha: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm”. Duke sqaruar se britanikët tashmë e kanë refuzuar këtë zgjidhje dhe se Franca po qëndron në heshtje gazeta citon një ekspert të Ballkanit, Pierre Mirel, ish përgjegjës për gadishullin tonë në BE, i cili thotë: “Eshtë një rrezik i madh për rajonin që mund të krijojë një përshkallëzim të kërkesave për shtete me kufij etnikë” në vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja. Pikërisht për këtë, gazeta kujton se pas debatit të hapur nga Thaçi, presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik deklaroi se territori i tij duhet të ndahet nga pjesa tjetër e vendit. Jo pa qëllim Le Monde thekson se Milorad Dodik është një njeri i afërt i Putinit, po aq sa edhe i qarqeve «alt-right» të Amerikës, që kanë lidhje me ish eminencën gri të Trump, Steven Bannon. Burimi le Monde/ Përshtati Lapsi.al                                                                         Lexo më shumë mbi temën:

Veton Surroi shpjegon: gjithçka duhet të dini mbi debatin e rishikimit të kufijve

Andi Bushati: Gjithçka përveç Thaçit Baton Haxhiu: Pse Thaçi ka të drejtë    

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI