Flash

Video/ Ter Stegen bën Messin dhe Barcelona fiton Superkupën

Lapsi.al 13 August 2018
Video/ Ter Stegen bën Messin dhe Barcelona fiton Superkupën

Në Tangeri ishte gara e parë zyrtare e Barcelonës, e para e Lionel Messit si kapiten, pas lamtumirës së Iniestës, por përballë Sevillas fenomenin e bën në minutën e fundit të kohës së rregullt Ter Stegen. Portieri gjerman i ka dhënë trofeun katalnasve, duke pritur penalltinë e Ben Yedder në minutën e fundit të kohës së rregullt.

I ftohtë dhe i saktë Ter Stegen, që korigjoi gabimin e bërë ndaj Alex Vidal, në kohën kur 2-2 mund ti krijonte probleme Barcelonës në kohët shtesë.

Sevilla iluzionoi me golin e shpejtë të Sarabia në minutën e 9, por ekuilibrat i vendosi Piqué në minutën e 42’ ndërsa Dembelè shënoi golin e dytë për skuadrën e Valverdes në të 78’.

Kështu, Barcellona rrëmben Superkupën e Spanjës numër 13 në historinë e klubit dhe Messi të parën si kapiten.

https://www.youtube.com/watch?v=-_AiGE5DrqE

Të këshilluara

Video/ Sterling befason Arsenal në Londër

Manchester City merr avantazhin në Londër përballë Arsenal. Në minutën e 14 Sterling thyen portierin Cech, duke ia bërë në ngjitje ndeshjen e parë teknikut Unay...

17:21

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI