Flash

Thërmohet Spanja, një tjetër lamtumirë problematike për Enrique

Lapsi.al 13 August 2018
Thërmohet Spanja, një tjetër lamtumirë problematike për

Përfaqësuesja e Spanjës humbet pjesët një nga një dhe pas Iniestës e Piqué, një tjetër pjesë e historisë i thotë lamtumirë Furive të Kuqe. David Silva, protagonist i sukseseve të Spanjës, tërhiqet nga kombëtarja pas 125 prezencave, 35 golave e tre titujve: Botërorin 2010 dhe Europianët 2008, 2012.

"Kombëtarja e Spanjës më ka dhënë gjithcka, jam rritur si lojtar e si person. Është një nga vendimet më të vështira të karrierës sime" u shpreh mesfushori.

Fantazisti i Manchester City, ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore të të birit dhe kjo mund të jetë edhe një nga arsyet pse David Silva vendosi të largohej nga La Roha duke i shkaktuar një tjetër "dhimbje koke" për teknikun e ri të Spanjës, Luis Enrique.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI