Flash

Prapaskenat e Como-s/ Ata që i vodhën dasmën Ledionit dhe Sarës

Lapsi.al 13 August 2018
Prapaskenat e Como-s/ Ata që i vodhën dasmën Ledionit dhe

Duke qenë se dasma e trashëgimtares të Top Channel Sara Hoxha me showman-in Ledion Liço konsiderohej si një nga ngjarjet më glamur të vitit, edhe të ftuarit pjesmarrës në të janë përpjekur me të gjitha mënyrat të tregojnë se kanë qenë prezent. Madje kanë postuar foto sa më pikante për të pushtuar rrjetet sociale dhe për të klithur në Facebook dhe Instagram: “Po isha edhe unë” në festën që u bë buzë liqenit të Como-s në Itali.

Dhe po të matet prezenca e tyre në mbulimin mediatik, ajo është pothuajse e barabartë me atë të çiftit që u martua. Ja disa nga fotot me Shock-uese që ka zgjedhur Lapsi.al.

Vendin e parë e zë pa dyshim Eneda Tarifa. Këngëtarja dhe ish drejtuesja e Portokallisë, që pasi është sërish single, i lejon vetes ndonjë lirshmëri më shumë, ka hedhur një foto, ku ajo rrezaton me fustan të purpurt. Por grimca që bën diferencën dhe që bëri që fotoja e saj të shpërndahet pa fund, është demostrimi i këmbës së saj të zhveshur enkas që nga maja e thoit e deri aty ku duhet të mbante veshur tjetër gjë.

Pa dyshim që nëse ka pasur si qëllim tërheqjen e vëmendjes, këtë herë Eneda ia ka arritur qëllimit, më shumë se më atë videon që ngatërrohej në anglisht gjatë Eurovizion-it.

Pa dyshim në këtë klasifikim nuk mund të mungonte mbreti i dukjes, Erion Veliaj. Ai ka pozuar me “Villa Erba” në sfond, por së bashku me bashkëshorten shtatëzënë janë munduar të nxjerrin në pah barkun “ku banon” krijesa e tyre e ardhshme.

Dhe, si për t’a bërë më të plotë tërheqjen e kuriozitetit, lali Eri nuk ka munguar ta vendosë pëllëmbën e tij mbi vendin nga ku pritet të shpërthejë lumturia e çiftit. Mesazhi është i qartë: ka martesë, por ka edhe më shumë, të bëhesh prind.

L’image contient peut-être : 3 personnes, personnes souriantes, personnes debout

Megjithëse nuk e ka aftësinë për të ekspozuar kofshët, dhe megjithëse punët e prindërimit i ka kryer me kohë, Ermal Mamaqi ka dëshmuar edhe njëherë se di t'i tërheqë po aq mirë gazetarët e kronikës rozë, po aq sa dhe fansat e tij në Instagram dhe Facebook.

Prezantuesi i Tv Klan ka bërë bashkë në një foto drejtorin e Top Channel Ben Blushi dhe biznesmenin mik të Aleksandër Frangajt, Zamir Manen. Me nuhatjen e vet, ai e ka kuptuar se “pajtimi’ dy personazheve që luftuan fort me njëri tjetrin, në betejën se ku do të punojë Blendi Fevziu vitin e ardhshëm, mund të prodhonte një klishe të shitshme. Dhe pa dyshim që ia arriti qëllimit. Edhe postimi i tij u bë hit.

Në fakt, nuk është as shumë elegante dhe as shumë e sjellshme që në ditën e dasmës të dy të rinjve të vjedhësh vëmendjen që i takon vetëm atyre. Dhe askush, me siguri nuk ka pasur këtë për qëllim. Por jetojmë në kohën e garës së Instagramit dhe Facebookut, në betejën e ashpër të klikimeve dhe kjo me siguri i ka ndryshuar rrënjësisht zakonet e dasmorëve tradicionale. Disa prej tyre arritën të triumfonin duke thënë: “Isha edhe unë”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI