Flash

Lazio rrezikon të jetë pa shqiptarët në debutim

Lapsi.al 13 August 2018
Lazio rrezikon të jetë pa shqiptarët në debutim

Lazio rrezikon të mos ketë blerjen e verës Valon Berishën në ndeshjen debutuese të Serisë A kundër Napolit. Mesfushori i përfaqëseuses së Kosovës, mund të mos jetë gati për ndeshjen e të dielës në Olimpico.

Mesfushori bardhekaltër vazhdon të jetë në terapinë e rikuperimit pas tërheqjes muskulare në kofshën e majtë. Tekniku Inzaghi, përvec shqiptarit duhet të bëjë edhe pa Lulic e Leiva, të skualifikuar, e pa të riun Murgia.

Berisha është transferuar tek Lazio në merkaton e verës, pas 5 vitesh me Salsburg, ku është evidentuar për një karakteristikë - goditjet nga distanca. Në 27 goalat për Red Bull Salzburg në kampionatin austriak, 14 janë shënuar nga jashtë zonës.

Përvec Berishës, tekniku lazial rrezikon të mos ketë edhe portierin Thomas Strakosha në ndeshjen e parë. Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë po mundohet të rikuperojë sa më shpejt për të qenë gati për ndeshjen e parë me Napolin. Shqetësimi në shpinë pothuaj është zhdukur, por Inzaghi mund të mos e rrezikojë për ndeshjen e parë të kampionatit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI