Flash

Cech e Leverkusen debatojnë në distancë, klubi i kërkon ndjesë portierit

Lapsi.al 13 August 2018
Cech e Leverkusen debatojnë në distancë, klubi i kërkon
Petr Cech nuk e ka kapërcyer ngacmimin në Twitter të Bayer Leverkusen, pasi klubi gjeman me shaka sugjeroi se Bernd Leno mund të mbronte më mirë portën e Arsenalit. Pavarësisht arritjes së portierit gjerman, Cech ruajti vendin si titullar për ndeshjen e Premier League të së dielës kundër Manchester City. Dhe ndërsa Arsenal përfundoi në fund me një humbje 2-0, portieri veteran e pengoi Cityin të bënte golead, me një seri ndërhyrjesh decizive. Një moment nervoz duke luajtur topin prapa, megjithatë, është kapur nga syri i ish-punëdhënësve të Lenos. Cech mori zotërimin e topit me City në presing dhe në panik e nxorri topin jashtë vijave kufizuese. "Ne mund të dimë një djalë ..." ka komentuar faqja zyrtare e Leverkusen në videon e gafës dhe vazhdoi me postimin e një gol të shënuar nga klubi i Bundesligës që u nis nga Leno në zonën e tij. Një shaka në internet, por Cech nuk arriti të gjejë anën me humor të postimit, gjë që solli edhe reagimin e tij në Twitter. "Tek Arsenal kemi vlera të rëndësishme që na bëjnë një klub të madh jo vetëm në fushën e futbollit", shpjegoi portieri, në një postim ku përmendi edhe Leverkusen në fund. Leverkusen u përgjigj menjëherë, duke pretenduar se "tweet" i tyre ishte "vetëm një ngacmim" ndërsa kërkonte falje për portierin për ndonjë fyerje që mund t'i ishte shkaktuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI