Flash

Allegri në telash, Cristiano Ronaldo i ndryshon skemën Juventusit

Lapsi.al 13 August 2018
Allegri në telash, Cristiano Ronaldo i ndryshon skemën Juventusit

Në Villar Perosa ka lindur Juventusi i parë i Cristiano Ronaldos. Allegri i ka befasuar disi të gjithë duke e rreshtuar skuadrën 4-4-2, me Dybala në krah të fenomenit portugez dhe fantazia e Douglas Costa dhe Bernardeschi në anët e jashtme. Asgjë përfundimtare, duke patur parasysh se po flasim për një teknik që ndryshon shpesh modul, por në thelb ideja është të mos e lërë vetëm  CR7 në sulm duke i dhënë gjithmonë një partner (Joya ose Mandzukic).

Pra për momentin 4-3-3 dhe 4-2-3-1 i sezoneve të fundit do të “ngrijnë”, ndërsa mbeten të forta alternativat 3-5-2 dhe 4-3-1-2. Vetë Allegri, për 'La Repubblica', ka shpjeguar se çfarë do të ndryshojë. “Nëse është ai dhe Paolo do të luajmë pa qendërsulmues, thuajse si në vitin tim të parë me Tevez dhe Morata – ka shpjeguar tekniku toskan – Në të kundërt mund të vendos një pikë referimi si Mandzukic, që ka karakteristika të ngjashme me Benzema me të cilin Ronaldo në Madrid ndihej shumë mirë”. Përtej modulit dhe taktikës, është kjo fjali e Allegrit që përmbledh pak a shumë mendimin e shumicës së mbështetësve të bardhezinjve: “Ronaldo është aq i fortë sa mund të gjejë zgjidhje dhe të luajë me këdo”. Për lumturinë e çdo trajneri…

Të këshilluara

Video/ Sterling befason Arsenal në Londër

Manchester City merr avantazhin në Londër përballë Arsenal. Në minutën e 14 Sterling thyen portierin Cech, duke ia bërë në ngjitje ndeshjen e parë teknikut Unay...

17:21

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI