Flash

Albin Kurti e godet fort Thaçin: "Po shet territor nga frika e gjykatës speciale"

Lapsi.al 13 August 2018
Albin Kurti e godet fort Thaçin: "Po shet territor nga frika e

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka goditur fort presidenti e vendit të tij lidhur me idenë për rishikimin e kufijve me Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti mbrojti tezën se Thaçi e bën këtë për t'i shpëtuar gjykatës speciale që e ka miratuar vetë, se ai po anashkalon Kuvendin e një republike parlamentare si Kosova dhe se ai po ndihmon integrimin europian të serbëve duke lënë përshtypjen se dialogu mes dy vendeve po shkon mirë.

Por, alarmi më i fortë i Kurtit ka të bëjë me kujtesën historike se shpesh idetë e ndarjes së kufijve në Ballkan kanë shkaktuar luftën:  "Ne e dimë shumë mirë se si dialogu për territore është më afër luftës se sa paqes konkretisht, presidentët e Serbisë dhe Jugosllavisë në njërën anë dhe ai i Kroacisë në anën tjetër, përkatësisht (Slobodan) Millosheviç dhe (Franjo) Tuxhmani, tërë kohën kanë dialoguar për shkëmbime territoriale e për ndryshime të kufijve dhe kanë dialoguar për territore në përgjithësi dhe paralelisht kanë luftuar. Kanë biseduar atëherë për Bosnjën dhe dialogu i tillë për territore nuk është në kontrast fare me luftën" i tha ai WOA.

Veton Surroi shpjegon: gjithçka duhet të dini mbi debatin e rishikimit të kufijve

Andi Bushati: Gjithçka përveç Thaçit

Baton Haxhiu: Pse Hashim Thaçi ka të drejtë

Sipas Albin Kurtit Thaçi po e bën gjithë këtë kaos për ti shpëtuar ndonjë thirrjeje të mundshme nga Gjykata Speciale: "Për bindjen time, ajo çfarë po ndodh më shumë ka të bëjë me tendencën e tij që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme që e ka imponuar vetë" deklaroi ai duke e quajtur presidentin e vendit si një nga njerëzit që e ka ndihmuar më shumë Serbinë:  presidenti i Kosovës është ai i cili po dëshiron të na bindë se ai dialogu gjashtë vjeçar i mëhershëm na paska qenë i suksesshëm dhe duhet të vazhdohet i njejti sepse rruga e Kosovës për në Bashkim Evropian kalon nëpër Beograd. Unë besoj që është e kundërta. Rruga e Serbisë për në Bashkim Evropian kalon nëpër Prishtinë, mirëpo në Prishtinë po e gjejnë një njeri si presidenti jonë aktual i cili i ka ndihmuar Serbisë si pak kush tjetër në Kosovën e pasluftës" ka pohuar Kurti duke qenë pak konfuz përsa i përket një kontradikte: Ai vetë është për për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, pra për ndryshimin e kufijve aktualë, por e rrefuzon këtë koncept kur bëhet fjalë për kufijtë e Serbisë me Kosovën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI