Flash

Trajneri i Schick jep ok: "Zemra është në rregull"

Lapsi.al 12 August 2018
Trajneri i Schick jep ok: "Zemra është në rregull"
Një vit për tu harruar, pas frikës se do t'i duhej t'a linte futbollin dhe shumë kritikave të marra. Tani Schick është gati të rifillojë nga e para, e pavarësisht konkurencës së mikut të tij Dzeko, do të përpiqet të fitojë Romën. Testi i parë, në përgatitjet pre-sezonale, ishte i suksesshëm: 5 gola si shënuesi më i mirë i skuadrës, por duhet të provojë veten në kampionat. Nuk janë rastësi progreset e vëna re, por fryt i një pune intensive që sulmuesi ka bërë në shtëpinë e tij në Republikën Ceke me trajnerin e tij personal Michal Bretenar. “Në fillim punuam mbi frymëmarrjen, një nga limitet e mëdha që kishte Patrik” tregoi preparatori për iSport.cz. Për Bretenar, Patrik Schick është futbollisti i parë me të cilin punon, sepse gjithnjë është kujdesur për boksierë e lojtarë hokeji. Megjithatë për Schick duket se problemet janë kaluar dhe gjithcka nis këtë sezon, në të cilin ceku duhet të tregojë se meriton besimin që i dha Roma. “Patrick në 3 javë nuk ka treguar asgjë, asnjë problem, cdo gjë normale. Tani i takon atij të tregojë sa i aftë është” përfundoi Bretenar.

Të këshilluara

Ligue 1/ Monaco e Marseille, sinjale PSG

Franca i ka sytë nga kryeqyteti, për debutimin e Paris Saint Germain, por skuadra e Tuchel duket se nuk do ta ketë aq të hapur rrugën drejt titullit kampion. Ma...

22:45

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI