Flash

Superkupa e Skënderbeut, sinjal për kampionatin

Lapsi.al 12 August 2018
Superkupa e Skënderbeut, sinjal për kampionatin

Sezon i ri, zakon i vjetër; trofeu i parë sezonal është i Skënderbeut, që rrëmben Superkupën e Shqipërisë me fitoren 3-2 përballë Lacit. Por këtë herë situata nuk ishte e lehtë për korcarët, që e kanë patur të vështirë të mbledhin veten nga dënimi i UEFA-s që i rëndon mbi kokë dhe eksodi i lojtarëve më të rëndësishëm, ndaj dhe fitorja ka vlerë edhe më të madhe.

Në Selman Stërmasi është luajtur një ndeshje e mirë, mbi nivelin mesatar, jo vetëm për golat e shënuar. Merita kryesore është e bardhekuqve që ndonëse prapa me përgatitjet në krahasim me Lacin, që ka patur minutat në këmbë që në korrik, i impenjuar në Europa League, ka reflektuar në fushë një kondicion fizik të admirueshëm.

Nuk ishte rastësi përmbysja e avantazhit të kurbinasve, që kur Lushkja zhbllokoi rezultatin e menduan ndeshjen të fituar. Korcarët mund të kenë humbur shumë nga kampionët e tyre në këtë merkato, por ata që janë në klub janë të gjithë me ADN e fituesit dhe kjo u duk që në barazimin e Alitit. Pa harruar se me fanellën bardhekuqe luan edhe një farë Dejvi Bregu: 11 metërsh i fituar, i shndërruar në gol nga Muzaka në të 68, e më pas vlonjati kompletoi debutimin zyrtar me Skënderbeun me golin e tretë, pas vetëm 3 minutash, duke e bërë të pavlerë golin e Xhixhës në fundin e takimit.

Faktet/ Si po vdes dalë ngadalë Skënderbeu kampion

Superkupa nuk është se ka qenë trofeu i preferuar i Skënderbeut edhe në vitet e dominimit në futboll (vetëm dy suksese në këtë kompeticion), por këtë herë korcarët duhet të tregonin në fushë se edhe me vështirësitë e krijuara janë një skuadër për tu respektuar dhe të gjithë duhet ti marrin seriozisht, pavarësisht gjithckaje.

Ka shumë arsye për t'iu gëzuar trofeut të tretë të Superkupës. Bardhekuqtë kaluan një sprovë për kushtet në të cilat ndodhen, ndërsa tekniku Shehi godet në finalen e parë të luajtur jo në portë, por në pankinë. Një lloj hakmarrje madje ndaj kurbinasve të Mergjyshit për atë trofe të humbur në 2015 dhe një pikënisje për kampionatin, ku natyrisht gjërat janë shumë më të komplikuara se një ndeshje 90 minutëshe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI