Flash

Panik nga tërmeti/ Mbi 200 shtëpi të dëmtuara, dhjetëra familje fjetën jashtë (VIDEO)

Lapsi.al 12 August 2018
Panik nga tërmeti/ Mbi 200 shtëpi të dëmtuara, dhjetëra

Tërmeti me magnitudë 5.1 i shkallës rihter që e pati epiqendrën në Bulqizë, vuri në rrezik jetën e qindra banorëve në verit të vendit. Janë me dhjetëra shtëpitë me mure të çara, me tavane të plasaritura dhe dëmtime të tjera që rrezikuan të shemben.

Pavarësisht se tërmeti nuk ka qenë nga më të fuqishmit në vend, sërish dëmet në zonat e prekura janë të konsiderueshme dhe ka shkaktuar panik mes banorëve.

[video width="720" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/08/termet-deme-1.mp4"][/video]

 

Emergjencat civile njoftuan se mbi 200 banesa rezultojnë të dëmtuara në Dibër, ndërsa të tjera banesa në fshatrat e Matit janë prekur nga pasojat e lëkundjeve sizmike.

Në këtë zonë rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve. Rreth 35 familje mësohet se e kanë kaluar natën jashtë, nga frika se shtëpitë e tyre nuk do t'i rezistonin një tërmeti të dytë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Njësisë Administrative Macukull ku janë disa shtëpi të cilat janë dëmtuar.

Ky i Bulqizës ishte tërmeti i dytë i fortë brenda disa javësh, bashkë me atë që e pati epiqendrën në Gjirin e Lalzit. Njësoj të dyja lëkundjet kanë shkaktuar panik dhe janë shoqëruar nga lëkundje të tjera më të lehta, të cilat sizmiologët i konsiderojnë si shenja të mira se nuk do të ketë një tërmet tjetër të fortë, të paktën këto ditë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI