Flash

Një vit më parë e donte Juventus, tani zgjodhi Inter

Lapsi.al 12 August 2018
Një vit më parë e donte Juventus, tani zgjodhi Inter

Keita Balde do të jetë lojtari i ri i Inter. Sulmuesi senegalez pritet të hënën në Milano, bashkë me agjentin e tij Calenda për të kryer vizitat mjekësore e më pas firma. Ish-lojtari i Lazios vjen nga një sezon luhatjesh në Monaco e të mendosh që për të vajtur në Principatë refuzoi Juventusin, që këmbënguli shumë për ta patur në formacionin e Allegrit.

Keita Balde mbërrin tek zikaltrit me formulën e huazimit me rreth 5/6 milionë euro, plùs 30 të tjera për të drejtën e blerjes. Për sulmuesin është gati një kontratë deri në vitin 2023 (një vit huazim plùs katër të tjerë).

Keita do të marrë kështu vendin e fundit bosh tek Inter për lojtarët ekstrakomunitarë, duke mbyllur cdo tratativë tjetër zikaltër jashtë Bashkimit Europian. Ardhja e senegalezit i ka dhënë Spallettit një repart ofensiv të formuar edhe nga Mauro Icardi e Lautaro Martinez.

Të këshilluara

Ligue 1/ Monaco e Marseille, sinjale PSG

Franca i ka sytë nga kryeqyteti, për debutimin e Paris Saint Germain, por skuadra e Tuchel duket se nuk do ta ketë aq të hapur rrugën drejt titullit kampion. Ma...

22:45

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI