Efekti CR7 ndikon edhe trafikun e qytetit. Kështu ka ndodhur në Verona, në vigjilje të Chievo-Juventus të parashikuar të shtunën në 18 gusht, ku me shumë mundësi do të jetë debutimi i Cristiano Ronaldos në Serie A. Trafiku do të pësojë modifikime dhe ndërhyrje të jashtëzakonshme. Policia bashkiake e Veronas, që ka bërë gati një maxi-plan për trafikun e parkimet, parashikon hyrjen në Bentegodi të të paktën 32 mijë spektatorëve, nga e gjithë Italia veriore e madje edhe nga jashtë.
Ndeshja është në program në orën 18, por është e mundur që tifozët të mbushin që në mëngjes zonën përreth stadiumit. Për sa i përket tregut do të zbrazet para kohës në krahasim me orarin normal, për të lejuar fluksin e tifozëve. 60 punonjës të policisë do të jenë pjesë e shërbimit nga orët e para të mëngjesit, sipas një plani të detajuar. Obiektivi është përfshirja e një numri sa më të madh përreth Bentegodi, duke devijuar makinat e autobusët në parkime të tjera si në sheshin Guardini, rrugën Città di Nimes e ato në qendër (me mundësinë për të arritur në stadium me mjetet e transportit publik).

Tifozët e organizuar të Juventus do të pozicionohen në Curva Sud e do të kenë në dispozicion parkingjet A e B. Me mbushjen e vendparkimeve në Bentegodi, lagjia do të mbyllet për trafikun (përvec rezidentëve) e do të krijohet një zonë pedonale mes stacionit të trenit në Porta Nuova e Piazzale Olimpia.