Flash

Spanja humb një tjetër kampion: "Dua të përqendrohem tek Barcelona"

Lapsi.al 11 August 2018
Spanja humb një tjetër kampion: "Dua të përqendrohem

Pasi ka fituar gjithcka (një Botëror e një Europian) Gerard Piquè ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Spanjës. Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi i Barcellona, i cili gjatë konferencës së shtypit të prezantimit të Superkupës spanjolle ka deklaruar: "Kam folur me Luis Enrique dhe i kam komunikuar atij vendimin tim. Kam kaluar vite të mrekullueshëm, por tani dua të përqendrohem tek Barcellona".

Raportet mes Piqué e La Roja nuk kanë qenë kurrë idilikë duke qenë se mbrojtësi qendror në disa raste e ka manifestuar hapur (edhe përmes gjesteve sinjifikativë) përkatësinë e tij ndaj Katalunjës përfshirë edhe pozicionimin e fortë në rastin e referendumit të fundit për pavarësinë katalanase gjatë së cilës pati edhe përplasje të ashpra në Barcellona.

Pas Andres Iniestas, një tjetër kampion i largohet Spanjës që ka nisur të mendojë për të ardhmen, edhe për Enriquen nuk do të jetë aspak e lehtë të zëvendësojë kampionët e larguar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI