Flash

PSG tenton përsëri Dembele, por Barcelona i kërkon një lojtar

Lapsi.al 11 August 2018
PSG tenton përsëri Dembele, por Barcelona i kërkon një

Paris Saint Germain kanë nisur sulmin e dytë për Ousmane Dembele dhe sipas raportimeve Barcelona këtë herë është e gatshme të dëgjojë ofertën.

Tekniku i ri i PSG Thomas Tuchel është një fans i madh i 21 vjecarit francez, me të cilin ka punuar tek Borussia Dortmund dhe e përditshmja Mundo Deportivo pretendon se presidenti Nasser Al-Khelaifi po përpiqet ti sigurojë marrëveshjen. Në fakt, situata mund të jetë e lidhur me Adrien Rabiot. 23 vjecari ishte prej kohësh në interesat e Barcelonës dhe mund të jetë elementi kyc për të konkluduar bisedimet mes palëve.

Mardhëniet mes klubeve kanë pësuar një ftohje pas transferimit të Neymar në kryeqytetin francez, por ky mund të jetë rasti i duhur për të kthyer pozitivitetin.

Dembele ka folur gjithnjë me vlerësim për Tuchel në të kaluarë, duke e cilësuar si një nga trajnerët më të mirë: "Thomas Tuchel është një nga tre trajnerët më të mirë në botë bashkë me Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola. Mardhëniet që Tuchel krijon me lojtarët është i pabesueshëm. Ai është mbi të gjithë në këtë drejtim".

Dembele që kur ka mbërritur në Nou Camp për £138 milion paund e ka patur shumë të vështirë të tregojë vlerat e tij. Barcelona kërkon të nxjerrë më të mirën nga fituesi i Kupës së Botës, por në rast se merr ofertën e duhur mund të ndryshojë strategji- sidomos nëse në mes është Rabiot.

Të këshilluara

Modric "i burgosuri" i Perez në Madrid

"Modric se queda", Modric qendron, është konkluzioni i mediave sportive spanjolle. Për ditë me radhë As e Marca kanë mbajtur situatën e kroatit në vëmendje dhe ...

10:47

Lionel Messi merr detyrën e re tek Barcelona

Barcellona ka zgjedhur Lionel Messi si kapitenin e ri të skuadrës katalanase. Shiriti i lënë i lirë nga Iniesta, i transferuar në Japoni, do të përfundojë në kr...

22:47

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI