Flash

Modric "i burgosuri" i Perez në Madrid

Lapsi.al 11 August 2018
Modric "i burgosuri" i Perez në Madrid

"Modric se queda", Modric qendron, është konkluzioni i mediave sportive spanjolle. Për ditë me radhë As e Marca kanë mbajtur situatën e kroatit në vëmendje dhe tashmë e kanë të qartë se cfarë po ndodh: shanset që Luca Modric të kalojë tek Inter janë fare pak, për të mos thënë aspak.

Mesfushori kroat provoi të diktonte transferimin, duke shfaqur vullnetin e tij dukshëm për tu transferuar në Milano. Nga pikëpamja e kontratës, akordi me Inter ishte arritur: 4 vjet nga 10 milionë neto me mundësinë edhe për dy vjet të tjera në Kinë tek Jiangsu Suning. Por për momentin kaq nuk ka mjaftuar, as thirrja e vazhdueshme e miqve kroatë zikaltër: Florentino Perez nuk ndryshon mendje.

Presidenti madrilen nuk do të japë idenë e shpartallimit të skuadrës, pas largimit të Cristiano Ronaldos. Por mbi të gjitha, ajo që i është thënë edhe Modric është se numri 1 i klubit nuk e konsideron të mjaftueshme ofertën e Inter: 15 milionë për huazimin, e të drejtën e blerjes të fiksuar për 35.

Me shumë mundësi, me një ofertë më të fortë tratativa do të ishte zhbllokuar, por nëse të hënën Modric do të shfaqet në listën e të grumbulluarve për transfertën e Tallin për të luajtur Superkupën Europiane, do të thotë se Real fitoi: Modric do të qendrojë në Madrid, për të paktën një tjetër vit me premtimin për një rinovim që do ta bëjë të paguhet sa Sergio Ramos (10 milionë). Nuk është i lumtur për këtë zgjidhje, por për momentin duhet të kënaqet.

Të këshilluara

Lionel Messi merr detyrën e re tek Barcelona

Barcellona ka zgjedhur Lionel Messi si kapitenin e ri të skuadrës katalanase. Shiriti i lënë i lirë nga Iniesta, i transferuar në Japoni, do të përfundojë në kr...

22:47

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI