Flash

Ligue 1/ Monaco e Marseille, sinjale PSG

Lapsi.al 11 August 2018
Ligue 1/ Monaco e Marseille, sinjale PSG

Franca i ka sytë nga kryeqyteti, për debutimin e Paris Saint Germain, por skuadra e Tuchel duket se nuk do ta ketë aq të hapur rrugën drejt titullit kampion. Marseille një ditë më parë, e Monaco sot kanë treguar forcën në debutim, madje skuadra e principatës ka shkuar të fitojë në transfertën e Nantë.

Karakterizojnë javën e parë të Ligue 1 fitoret jashtë fushe, me Nimes, Dijon e Reims që i bashkohen Monakos. Ndërkohë, në shtëpi nuk kanë treguar shenja dobësie Lille dhe Saint Ettien.

Ndeshja më spektakolare është luajtur në fushën e Angers ku Nimes me 10 lojtarë ka përmbysur humbjen momentale 3-1. Avantazhi i shpejtë i miqve është thyer nga Capelle, Fulgini e Traore, po Nimes është futur në lojë me Depres, ndërsa dalja me karton të kuq e Miguel vetëm sa e ka karikuar Nimes që rrëmben fitoren me Ripart dhe sërisht Depres.

LIGUE 1 - 11 Gusht

Nantes             1 - 3 Monaco

Angers             3 - 4 Nimes

Lille                  3 - 1 Rennes

Montpellier     1 - 2 Dijon

Nice                  0 - 1 Reims

Saint-Etienne 2 - 1 Guingamp

RENDITJA

1 Marseille            3

2 Lille                     3

2 Monaco              3

4 Nimes                 3

5 Dijon                   3

5 Saint-Etienne    3

7 Reims                  3

8 Amiens               0

8 Bordeaux           0

8 Caen                    0

8 Lyon                    0

8 Paris SG             0

8 Strasbourg         0

14 Angers               0

15 Guingamp         0

15 Montpellier       0

17 Nice                    0

18 Nantes               0

18 Rennes              0

20 Toulouse           0

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI