Flash

Erdogan apel turqve pas sherrit me Trump: Shisni dollarët dhe eurot

Lapsi.al 11 August 2018
Erdogan apel turqve pas sherrit me Trump: Shisni dollarët dhe eurot

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur thirrjet e tij që turqit të shesin dollarët dhe eurot, me qëllim që të përkrahin

monedhën kombëtare, vlera e së cilës ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me

Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para mbështetësve në qytetin Unye, Erdogan gjithashtu tha se është për keqardhje që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Andrew Brunson – një pastor amerikan që po gjykohet në Turqi nën akuzat për terrorizëm – përpara se të zgjedhin si aleat strategjik

Ankaranë.

Mos e humbni: Ku mund t'a çojë vendin miqësia Rama Erdogan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar lirimin e pastorit. Kjo është vetëm njëra nga çështjet për të cilën Uashingtoni dhe Ankaraja nuk pajtohen  Më 10 gusht, Trump njoftoi se ka autorizuar dyfishimin e tarifave për

çelik dhe alumin, që vijnë nga Turqia.

Erdogan kërcënon Trump-in nga New York Times: Veprimet kundër nesh mund të n’a bëjmë të kërkojmë aleatë të rinj

Pastori Brunson, që mbahet nga autoritetet turke që nga viti 2016, përballet me 35 vjet burgim, nëse gjendet fajtor nën akuzat se ka

ndihmuar separatistët kurdë dhe një grup që Erdogani e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Sanksionet dhe kërcënimet me tarifa kanë çuan në pothuajse kolapsimin e valutës turke, lirës – e cila vetëm më 10 gusht, ka rënë

për 19 për qind – dhe kanë detyruar Ankaranë që të ndërmarrë hapa në shkurtimin e shpenzimeve, me qëllim që të stabilizojë ekonominë e vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI