Flash

City, klubi që shpenzoi më pak në merkato: "Nuk kishim para"

Lapsi.al 11 August 2018
City, klubi që shpenzoi më pak në merkato: "Nuk kishim

Të duket e cuditshme që një frazë e tillë i takon një klubi që në merkato ka bërë gjithnjë cmenduri. Por ndodh edhe kështu dhe Josep Guardiola duhet të bëjë llogaritë me vetëm një lojtar të blerë në këtë sesion të merkatos.

Tekniku i City megjithatë nuk i frikësohet rolit të favoritit në startin e Premier League. "Nuk ndjej asnjë presion. Kam 9 vjet që bashkëjetoj me idenë e të qenit favorit" ka deklaruar tekniku katalanas si përgjigje ndaj Jurgen Klopp, trajnerit të Liverpool. Ky vit parashikohet të jetë më i vështirë për spanjollin edhe për faktin se Citizens në merkato janë përforcuar vetëm me Mahrez, i blerë nga Leicester për 60 milionë: "Nuk kishim para të investonim - tha Guardiola - operacionet janë shtyrë për më vonë".

"Nuk kishim para të shpenzonim, ndoshta sezonin e ardhshëm do të jemi më aktivë. Shpenzuam shumë vitin e kaluar (mbi 300 milionë) për lojtarë të rinj, duke investuar për të ardhmen. Kishim 7-8 lojtarë mbi 30 vjec e duhet të rifreskonim organikën" theksoi tekniku. "Lojtarët më treguan se mund të besoj tek ata. Mendoj se kemi një skuadër të mirë" përfundoi Guardiola.

Të këshilluara

Lionel Messi merr detyrën e re tek Barcelona

Barcellona ka zgjedhur Lionel Messi si kapitenin e ri të skuadrës katalanase. Shiriti i lënë i lirë nga Iniesta, i transferuar në Japoni, do të përfundojë në kr...

22:47

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI