Flash

Video/Premier nis nën shenjën e Pogba, një arsye për të buzëqeshur për Mourinhon

Lapsi.al 10 August 2018
Video/Premier nis nën shenjën e Pogba, një arsye për të

Premier League ngre siparin me një sfidë në fushë, që pak ditë më parë u luajt në tavolinat e merkatos. Nëse aty Leicester triumfoi duke mbajtur Maguire në skuadrër, në Old Trafford Manchester United ia doli ta mposhtë 2-1 në ndeshjen hapëse të kampionatit anglez.

Për ta bërë Mourinhon të buzëqeshë është dashur edhe 11 metërshi i parë i sezonit, që i dha mundësinë kapitenit të ri të Djajve të Kuq, i sapograduar, Paul Pogba, të shënonte golin e parë në kampionat (3'). Në pjesën e dytë emocionet mbajnë në lojë deri 7 minuta nga fundi kur Luke Shaë (83') me një diagonale me të majtën siguroi rezultatin për Mourinhon, që nuk e shijoi qetësinë deri në fund, sepse Vardy (92') hapi ndeshjen, por pa mundur të ndryshojë fatet e lojës.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/go/GonG.mp4

United kthen faqe nga ato përfaqësime për tu harruar në tuneun përgatitor e shumë polemika në dhomat e zhveshjes. Mourinho ndoshta nuk është shumë i lumtur me merkaton, por hodhi kandidaturën për titull menjeherë.

I takon tani Manchester City, Liverpool, Chelsea e Arsenal të përgjigjen si duhet në ndeshjet e tyre hapëse, që do të krijojnë një ide më të qartë të pretendentit kryesor për titullin kampion.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ro/rorE.mp4

Të këshilluara

Lionel Messi merr detyrën e re tek Barcelona

Barcellona ka zgjedhur Lionel Messi si kapitenin e ri të skuadrës katalanase. Shiriti i lënë i lirë nga Iniesta, i transferuar në Japoni, do të përfundojë në kr...

22:47

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI