Flash

Xhelozi parash, Pogba krijon përsëri stuhi në Manchester

Lapsi.al 9 August 2018
Xhelozi parash, Pogba krijon përsëri stuhi në Manchester

E përditshmja sportive L'Equipe bën të ditur se tek Manchester United situata nuk është aspak e qetë, pavarësisht faktit se Djajtë e Kuq shuan zërat e merkatos për transferimin e Paul Pogba larg Old Trafford. Në fakt, L’Equipe thotë se edhe pse shanset e një lëvizje në ditët e mbetura janë pothuaj zero, Pogba po ‘shkund merkaton’.

Pogba ishte fare pranë Barcelonës, madje u përfol edhe një akord paraprak me katalanasit. E për ti vënë theksin cështjes, L’Equipe shpjegon se kjo nuk kishte lidhje vetëm me pakanqësitë e krijuara në raport me teknikun Jose Mourinho, por edhe me pagesën: ‘Tratativa me spanjollët, që është e konfirmuar, mund ti ofronte një rritje të pagës së mesfushorit nga €17 milionë në vit që fiton aktualisht. Alexis Sanchez, që mbërriti nga Arsenal në janarin e kaluar, fiton më shumë se €20 milionë.

E kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga stafi i Pogba, i udhëhequr nga agjenti Mino Raiola, treguesi më i qartë se ka një mërzi për faktin se Sanchez paguhet më shumë.

Të këshilluara

Milan, mesfushori i preferuar vjen nga Chelsea

Një mesfushor i rëndësishëm është prioriteti i Milan. Leonardo e Maldini po shohin të gjitha mundësitë në respektim të parametrave të Fair Play Financiar dhe em...

22:21

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI