Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Ndalohet anija panameze me 20 ton drogë në Palermo, 11 malazezë në pranga

Lapsi.al 9 August 2018
Ndalohet anija panameze me 20 ton drogë në Palermo, 11 malazezë

Një anije plot me drogë është ndaluar nga Guarda di Finanza e Palermos në portin e kryeqytetit sicilian.

Karabinierët gjetën në anijen me flamujt e Panamasë, në ambientet ku ruheshin rezervat e karburantit, 650 pako të fshehura me 20 ton hashash.

 Vlera e parashikuar e drogës arrin deri në 150-200 milionë euro. Përveç pakove me drogë, mbi të cilat ishin shënuar numra, u sekuestruan edhe 400 mijë litra naftë.

Nga ky operacion u arrestuan 11 persona, nën akuzën trafik ndërkombëtar të drogës.  Sipas La Repubblica, të gjithë të prangosurit janë nga Mali i Zi.

Anija e bllokuar ishte markë holandeze Remus, e cila përdorej për shpëtimin e anijeve që kanë nevojë për furnizim me karburant në det. Kontrollet në anije zgjatën disa ditë. E ndërtuar në vitin 1997, Remus është 47 metra e gjatë.

Në operacionin e ditës së fundit që zgjati 14 orë, të fshehura në rezervat e naftës u gjetën të gjitha pakot me drogë. Anija mbërriti nga Las Palmas i Spanjës dhe më pas u drejtua për në Palermo, por destinacionin përfundimtar e kishte në Tezla të Turisë.

Për të bllokuar anijen, ndërhynë patrulla dhe helikopterë.

Të këshilluara

9 të vdekur nga i nxehti ekstrem në Spanjë

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë Spanjën që prej një jave. Njoftimi u dha këtë të martë autoritetet span...

20:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI