Flash

Deklaratat/ Pse e sulmoi Rama gjyqtaren e Vlorës?

Lapsi.al 9 August 2018
Deklaratat/ Pse e sulmoi Rama gjyqtaren e Vlorës?

E gjithë qeverisja që ndodhet me pushime është mobilizuar dje për të denoncuar “en bloc” rastin e lirimit të një të dënuari që akuzohej për tentativë vrasjeje. Në pamje të parë akti i gjykatëses nga Vlora duket skandaloz. Herila Çela, më 6 gusht 2018 vendosi të nxjerrë në arrest shtëpie Tauland  Beqiraj, edhe pse ishte po kjo gjyqtare që më 25 qershor kishte dhënë masën paraprake “arrest me burg” për këtë person. Vendimet e mara prej saj saj të bëra tashmë publike në media tregojnë kontradikta të thella. Ajo e ka lëhtësuar masën e arrestit për të burgosurin duke gjetur artrificin se arma që iu kap atij nuk kishte shenja të gishtave dhe përdorimi nga Beqiraj.

Por ajo nuk mori aspak parasysh se policia e kishte kapur personin në fjalë në kushtet e thyerjes së arrestit të shtëpisë dhe ai akuzohej si pjesmërrës në një vrasje gjatë përplasjes së dy bandave rivale në Vlorë. Deri këtu është kronika. Pastaj filloi fortuna politike. Në tribuna dolën pothuajse të gjithë titullarët e institucioneve që janë kthyer nga pushimet.

Nga selia e ministrisë së brendëshme foli zv/ ministri Besfort Lamallari i cili me nota politike theksoi se “Duke e konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera dhe destinacioni ynë i përbashkët; në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit apelojmë institucionet përkatëse, si dhe organin e akuzës, të reagojë për të ndërtuar kulturën e barazisë para ligjit, ndëshkimin e ashpër ndaj çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Po në të njëjtën ditë zv ministri i drejtësisë, Toni Gogu i dha një ngjyrim edhe më partizan ndërhyrjes së tij: "Sistemi i drejtësisë, këmbëngul të japë vendime qartazi të paligjshme që vijojnë të provojnë kalbëzimin e tij dhe drejtesinë e reformës, që po zbatojmë përmes Vetingut, e jo vetëm”. 

Dhe sikur të mos mjaftonte mobilizimi i dy dikastereve të rëndësishme, pas tyre e mori fjalën edhe kryeministri i cili e shpuri në ekstrem propagandën, “Vettingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”, shkruajti ai në Facebook.

Lexo me tej:

Denoncimi/ Si e liroi gjykatësja Herila Çela të arrestuarin nga policia

Pasi Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtares, zbardhet vendimi që liroi 28-vjeçarin nga Vlora

Mjafton të lexosh me kujdes togfjalëshat e Ramës, lidhjen mekanike që ai i bën një rasti që nuk ka të bëjë direkt me vettingun dhe pastaj politizimin e panevojshëm, por të qëllimshëm,  që i kanë bërë edhe dy ministritë këtij rasti, për të kuptuar se rilindjes me sa duket më shumë se rasti në fjalë i intereson propaganda rreth reformës në Drejtësi që përditë e më shumë po shton dyshimet për ndërshmërinë dhe efikasitetin e saj.

Vërtet në pamje të parë, rasti i gjyqtares nga Vlora duket skandaloz, vërtet ai kërkonte një reagim institucional, por ky mobilizim i gjithë shtetit kundër saj është një nga ato tejkalime mase që shndërrohen në boomerang.

Po të shohësh me kujdes tekstin e Ramës vëren një kontradiktë të çuditshme. I njëjti njeri që thotë për ministrin e vet të Brendshëm, se në demokraci njeriu nuk mban përgjegjësi për vëllain, nuk ka fare droje që rastin e një gjyqtareje ta përdorë si ilustrim për gjithë sistemin.

Dhe kjo të bind se pavarësisht nga mëkatet e saj (dhe ky që u bë publik së fundi me sa duket nuk është i pari), shumicës parlamentare nuk i intereson fare rasti i Herila Çelës. Ajo e peshkoi atë në mes të vapës si një trofe për të vazhduar propagandën e zakonshme se e vetmja gjë që nuk funksionon në këtë vend është drejtësia.   

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI