Një falenderim për Chelsea nuk mund të mungonte: 'Dua ti them faleminderit për vitet që kalova aty. Ishte objektivi im të fitoja Premier League dhe e fitova dy herë kështu që jam i lumtur për këtë. Thjesht kisha nevojë për një sfidë të re.'
Courtois i kërkoi falje tifozëve të Real Madrid për një këngë që kishte kënduar për merengues kur luante për Atletico Madrid.
I pyetur për këngën anti-Real të kënduar gjatë festimeve të Atletico Madrid për fitoren e Copa del Rey kundër skuadrës së Jose Mourinhos në 2013, belgu u përgjigj: ‘Kam kërkuar e kërkoj ndjesë përsëri. Është dicka nga ato që mund ta bësh kur je i ri. Isha gati fëmijë në aventurën e parë në Madrid. Tani jam i pjekur. Kam fituar dy tituj me Chelsea dhe me ka ndihmuar të rritem.’
?⚽ @thibautcourtois#WelcomeCourtois pic.twitter.com/13eQtbvBTg
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 9, 2018