Flash

“30 vite” karriere, Elita 5 vendos ti festojë në Tiranë

Lapsi.al 9 August 2018
“30 vite” karriere, Elita 5 vendos ti festojë në

“Tornado” është cilësuar ardhja e tyre në Tiranë. Por nuk bëhet fjalë për një tornado të vërtetë. Ata janë 5 pjesëtarët e grupit aq të famshëm nga Tetova “Elita 5”, krijuar në vitin 1978 e që këtë vit mbushin plot 30 vite karrierë.

Tre dekada krijimtari, banda e rokerëve ka vendosur t’i festojë në Tiranë përmes një koncerti madhështor në Amfitetarin e Liqenit, një ngjarje e rëndësishme, të cilën kanë vendosur ta kremtojnë pikërisht në Tiranë, ku do të këndojnë për publikun shqiptar këngët e tyre më të mira ndër vite.

“Elita 5” në 30 vite karrierë numëron më shumë se 120 kënge, ku “Al Capone”, “Nuk jam unë diktator” “Fol vetëm fol”, janë vetëm disa nga hitet më të njohura të cilat do të këndohen në Amfitatrin e Tiranës për gati 2 orë.

Krahas 30 vjetorit të krijimit ‘Elita 5” ka edhe arsye tjetër për festuar: lancimin e albumit te ri, duke e çuar në 8 totalin e albumeve të këtij grupi. Këto dy ngjarje të rëndësishme do të sjellin në Tiranë bandën shqiptare nga Maqedonia, në datën 7 shtator në ora 20.00, në një koncert live në Amfitetarin e Liqenit.

Të këshilluara

Mathew Perry shtrohet në spital

Aktori amerikan, Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler në serialin e famshëm të viteve ’90 “Friends”, u operua me urgjencë në Los Anxhelos, për kom...

12:45

Ndryshime të mëdha në ceremoninë Oscar

Ceremonia e ardhshme e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të zhvillohet më 24 shkurt 2019 dhe do të ketë disa risi. Në edicionin e 91-të do të jepet një statujë e re...

12:15

Angelina Jolie hedh në gjyq Brad Pitt-in

Aktorja e njohur ka hedhur në gjyq ish bashkëshortin e saj pasi sipas saj, Brad nuk ka paguar asnjë detyim financiar apo moral që ka kundrejt fëmijëve të tyre. ...

10:35

Dua dhe Isaac mbërrijë në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka arritur në Prishtinë para pak minutash. Ajo do të jetë ylli i festivalit Sunny Hill që ka mbledhur këngëtarë të njohur ...

18:26

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI