Flash

Juventus galaktik, nis sulmi për kampionin madrilen

Lapsi.al 8 August 2018
Juventus galaktik, nis sulmi për kampionin madrilen

Të gjithë duan të largohen nga Real Madrid e Juventus është gati për një tjetër goditje galaktike: Marcelo. Edhe mbrojtësi i majtë brazilian duket se ka humbur buzëqeshjen e tij karakteristike në Madrid dhè është gati për një eksperiencë të re: të bashkohet në Torino me Cristiano Ronaldon do të ishte zgjidhja e duhur për të gjithë. Dyshja ka ndërtuar gjatë viteve një mirëkuptim special në fushë dhe jashtë saj e ndoshta mund të jenë përsëri në një skuadër në Allianz Stadium.

Tratativa është e vështirë sepse koha e mbetur deri në mbyllje të merkatos është gjithnjë e më e vogël (mbeten 10 ditë) e bardhezinjtë sapo kanë nisur operacionin. Marotta e Paratici, që kanë marrë disponibilitetin e lojtarit, presin sinjale të rëndësishme edhe nga Parisi. Ndeshja luhet edhe poshtë Kullës Eiffel ku mund të përfundojë Alex Sandro. Me shitjen e numrit 12 tek Psg për 40-50 milionë euro, Marcelo do të ishte gati të bëhej bardhezi për të synuar Champions League me një tjetër fanellë.

Sigurisht duhet gjetur akordi me Real e Florentino Perez që nuk do të ishte shumë i kënaqur të shiste një tjetër pjesë të cmuar, për më tepër edhe një herë tek Agnelli. Por ashtu si në rastin e CR7, luhet mbi vullnetin e lojtarit.

Pikërisht Marcelo kur përshëndeti Cristiano Ronaldon kishte shkruajtur në Instagram: "Shumë shpejt do të jemi përsëri bashkë". Sinjale që e hapën rrugën për Juventus. Edhe fenomeni portugez po ushtron presion mbi drejtuesit bardhezinj për të sjellë mikun brazilian në skuadër. Një dyshe prej 50 golash sezonalë, aspak keq si dhuratë për Allegrin.

Të këshilluara

Milan, mesfushori i preferuar vjen nga Chelsea

Një mesfushor i rëndësishëm është prioriteti i Milan. Leonardo e Maldini po shohin të gjitha mundësitë në respektim të parametrave të Fair Play Financiar dhe em...

22:21

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI