Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Dokumenti i Mehmet Shehut: Dërgojini në Berat, ja 25 të burgosurit e parë në Shkodër

Lapsi.al 8 August 2018
Dokumenti i Mehmet Shehut: Dërgojini në Berat, ja 25 të

Dokumenti i 14 shkurtit 1945/ “Po ju dërgojmë të burgosurit të cilët janë të dënuar me burgim. Shtojmë se këta do të nisen për në Burgun e Beratit”

Marrë nga Kujto.al

Një listë me 25 të burgosur, të dënuar nga Gjykata Ushtarake Shkodër, me dënim kryesisht 30 vjet burg përveç dy-tre rasteve me 15 vjet, ishin nisur për në drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Tiranë me urdhër të komandës së operacionit që zhvillohej në veri në shkurt 1945. Operacioni kishte komandant Mehmet Shehun. Të dënuarit e kësaj liste, sipas urdhrit të Shehut duhet të dërgoheshin në burgun e Beratit. Ky dokument zyrtar, të cilën “Kujto.al- Arkiva e Viktimave të Komunizmit” e sjell bashkë me faksimilen e tij, dëshmon burgosjet në masë në veri në shkurt 1945, me akuza pothuajse të njëjta “kundërshtarë e armiq të regjimit komunist”. Dokumenti dëshmon gjithashtu masat ekstreme të spastrimeve politike që po bëheshin në veri të vendit gjatë viteve 1945-1946.

Vdekje Fashizmit, Liri Popullit

Shtabi i Bragadës II-të Mbrojtjes Popullit

Shkodër, 14.2.1945

DREJTORIS MBROJTJES POPULLIT

T I R A N Ë

Me urdhërë të Komandës Operacionit po ju dërgojmë të burgosurit të cilët janë të dënuar me burgim. Shtojmë se këta do të nisen për në Burgun e Beratit.

1) Kol Marku ish Këshilltar i Trushit, bashkpuntor me tradhëtarin kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

2) Dan Velia nga Berdica, bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

3) Shaban Dini nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

4) Martin Lorja nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

5) Faik Lana nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

6) Kin Shuku nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

7) Kol Gjoka nga Ivanaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 20 vjet burgim.

8) Llesh Zefi nga Gryk’e Manatis Leshit disfatist e sabotator i lëvizjes N.Çl. me 15 vjet burgim.

9) Geg Engjëlli ish Këshilltar i Beltojës përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

10) Zef Gjoni nga Ivanaj përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

11) Nikoll Toma nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

12) Zef Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

13) Kol Gjetja nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

14) Gjok Gjoni nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

15) Kol Marashi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

16) Gjeto Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

17) Preng Kola nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

18) Gjok Gjini nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

19) Tom Zefi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarë kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

20) Shyqyri Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me ____ vjet burgim.

21) Shefki Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

22) Myfit Bushati mnga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

23) Jak Lushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

24) Rrok Gjushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

25) Gjon Pjetri ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

26) Lal Meti ish Këshilltar i Trushit bashkpuntor me tradhëtarët kondër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M I S A R I

K O M A N D A N T I

(Lako Polena)

(Kap.I-rë Petro Bullati)

Komandës Operacionit

Shefit Mbrojtjes Popullit

Seksionit Mbrojtjes Popullit

K ë t u

Për njoftim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M I S A R I

(Lako Polena)

K O M A N D A N T I

(Kap.I-rë Petro Bullati)

Burimi: AQSH, F.14, v.1945, d.215.

/Arkiva online e krimeve dhe viktimave të komunizmit/

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43