Flash

Aksident tragjik në Kamëz, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Lapsi.al 8 August 2018
Aksident tragjik në Kamëz, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Kodër Kamëz. Teksa drejtonte automjetin tip “Benz” me targë AA071UA, shoferja Rozina Koleci ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me tre këmbësorë, nënën së bashku me dy fëmijët e mitur.

Për pasojë ka humbur jetën vajza 7-vjeçare dhe drejtuesi i biçikletës, 29-vjeçari Ramazan Isha. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ishte drejtuesja e mjetit tip “Benz” që doli nga rruga, duke marrë përpara biçikletën dhe këmbësorët.

Ndërkohë, ambulanca mbërriti për të ndihmuar të plagosurit, ku mësohet se fëmija tjetër 6 vjeç ndodhet  , ndërsa policia thotë se po heton për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Nga ana tjetër, shoferi i furgonit me të cilin u përplas makina, pasi kishte përplasur fillimisht çiklistin dhe nënën me dy fëmijë në Kamëz, tregon momentet e tmerrit që përjetoi mëngjesin e sotëm. Drejtuesi i furgonit dëshmon momentin e tmerrshëm, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj.

“Po vija nga ura. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy femijët. Nuk pashë biçikletën. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. U tmerruam me thënë të drejtën, të shohësh viktima. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe tjetri (çiklisti) ishte i vdekur pak më tutje. Ishin pamje të tmerrshme.” – shpreh drejtuesi i furgonit.

Valbona Ndreu dhe vajza e saj E. N., 6 vjeçe janë dërguar në spital, por nuk e kanë kaluar ende rrezikun për jetën, ndërsa Drejtuesja e mjeti Rozina Koleci është arrestuar. Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës Rasim Madani përditëson informacionin mbi gjendjen shëndetësore të nënës Valbona dhe vajzës së saj të vogël 6 vjeçare.

"Nëna dhe vajza e mitur jashtë rrezikut për. Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjendja shëndetësore e nënës së vajzës, Valbona Ndreu nuk paraqet rrezikshmëri.” – tha mjeku.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI