Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Vendimi i Presidenti Trump/ Hyjnë në fuqi sanksionet ekonomik ndaj Iranit

Lapsi.al 7 August 2018
Vendimi i Presidenti Trump/ Hyjnë në fuqi sanksionet ekonomik ndaj

Donald Trump riktheu në fuqi sanksionet e ashpra ekonomike ndaj Iranit.

Urdhëri ekzekutiv i Donald Trump hyri në fuqi mesnatën mes të hënës dhe të martës, duke shënuar implementimin e plotë të planit për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e 2015 mes Teheranit dhe fuqive të mëdha.

Sanksionet e Uashingtonit ndalojnë tregtinë e arit dhe metaleve të çmuara me Iranin, po ashtu edhe të aluminit, çelikut, qymyrit dhe programeve kompjuterike, të përdorura për industrinë.

Qeverisë iraniane i ndalohet gjithashtu blerja e monedhës amerikane dhe transaksionet në monedhën vendase, çka pritet të dëmtojë rëndë tregtinë me jashtë.

Për presidentin iranian Hasan Rohani, sanksionet janë “luftë psikologjike” që synon destabilizimin e Iranit. Ai paralajmëroi kundërmasa të ashpra.

Rikthimi i sanksioneve është kritikuar edhe nga vendet e Bashkimit Europian, që ishin kundër largimit të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore.

Analistët thonë se sanksionet do ta thellojnë edhe më tej krizën ekonomike iraniane, pasojë e të cilës ishin disa revolta të përgjakshme gjatë këtij viti.

Tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore çoi në përgjysmimin e vlerës së monedhës iraniane dhe pritet ta thellojë rënien e saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI