Flash

Queen B "mer" në kontroll drejtimin e Vogue

Lapsi.al 7 August 2018
Queen B "mer" në kontroll drejtimin e Vogue

Beyoncé është në kopertinën e prestigjiozes Vogue për muajin shtator. Por në mënyrë fare të pazakontë, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, i ka lënë Beyoncé-s të drejtën të kontrollojë gjithçka nga seti i fotografive. Një vendim që ajo gjithashtu e merr për herë të parë është zgjedhja e fotografit. Tyler Mitchell, ai që ka realizuar foton e Beyonce, është vetëm 23-vjeçar.

Me një punë të shkëlqyer, Tyler, në fakt, është i pari fotograf me ngjyrë, të cilit i besohet një kopertinë si ajo e Vogue US. Një burim tha për HuffPost se arsyeja fshihet te diva e muzikës: “Arsyeja pse një fotograf 23-vjeçar me ngjyrë ka realizuar setin e fotografive të Beyoncé për kopertinën e Vogue është sepse këngëtarja ka përdorur fuqinë e saj për ta bërë Mitchell ta bëjë këtë punë.” Ky nivel i kontrollit kreativ, të cilin divës së muzikës ia la kryeredaktorja e Vogue, nuk është i zakonshëm, madje nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, por kur është fjala për Queen Bey, përjashtimet janë të kuptueshme.

Të këshilluara

Dj-të më të pasur në botë

Nga lista që ka publikuar “Forbes” shihet se më 2018 në top 15 janë të gjithë që përfitojnë më tepër se 10 milionë dollarë. Calvin Harris mban vendin e parë ...

13:23

Snoop Dog ngushëllon Liam Payne pas ndarjes

Reperi ka gjetur shërimin perfekt për yllin e “One Direction”, Liam Payne të marrë veten pas ndarjes nga e dashura e tij. Ai ka thënë se do të prezantojë Liam m...

12:37

Armando Sadiku shtrohet në spital

Armando Sadiku ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së fundit në Levante.  Menjëherë pas saj ai është shtruar me urgjencë në spital, ku ka rezultuar se ka këputu...

11:33

Brad dhe Jennifer, bashkë në një film

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë mundësinë të qëndrojnë sërish bashkë, pasi kanë ofertë të luajnë në një projekt të madh, ku do ta portretizonin një çift të ...

11:00

Burak Ozcivit,gjëndje e rënduar nga fama

Ai është një ndër aktorët më të preferuar turk jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Po flasim për Burack Ozcivit i cili  u bë i njohur nga serialet e sh...

10:00

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI