Flash

Milan, mesfushori i preferuar vjen nga Chelsea

Lapsi.al 7 August 2018
Milan, mesfushori i preferuar vjen nga Chelsea

Një mesfushor i rëndësishëm është prioriteti i Milan. Leonardo e Maldini po shohin të gjitha mundësitë në respektim të parametrave të Fair Play Financiar dhe emri i fundit është një dashuri e vjetër kuqezi: Tiemoue Bakayoko. Një tratativë me Chelsea për mesfushorin ka nisur tashmë dhe italianët kërkojnë një huazim me të drejtën e blerjes.

Pasi kanë kompletuar mbrojtjen e sulmin, Milan është përqendruar në një mesfushor të kërkuar nga Gattuso. Rregullat e UEFA-s nuk i lejojnë kuqezinjve të bëjnë shpenzime të mëdha, por me një formulë kreative mund të gjendet profili i duhur. Sipas të gjitha mundësive nuk do të jetë Milinkovic-Savic, shumë i kushtueshëm;e as Kovacic, fare pranë Chelsea; por pikërisht nga Blutë e Sarrit mund të vijë emri i duhur. Tiemoue Bakayoko një pikë force, i pashpërthyer asnjëherë në Londër, pas viteve të shkëlqyera në Monako.

I preferuari i Contes, ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 2 gola në sezonin e fundit, shumë pak për një lojtar të ri të paguar 56 milionë euro në korrik 2017. Ambjentimi në Angli nuk shkoi si shpresonin londinezët e tani Milan provon të marrë lojtarin të cilin dikur e kishte të pëlqyer.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI