Flash

Valon Berhamin e zbojnë nga kombëtarja zviceriane. Ai akuzon: vendim politik

Lapsi.al 6 August 2018
Valon Berhamin e zbojnë nga kombëtarja zviceriane. Ai akuzon: vendim

Një “stuhi” duket se ka goditur dhomat e zhveshjes së kombëtares zvicerane, aty ku duket se ka nisur një lloj spastrimi. Ai që paguan vendimin për të nisur një rinovim masiv të përfaqësueses helvete është Valon Behrami, të cilit i është komunikuar pasditen e kësaj të hëne se nuk do të grumbullohet më nga trajneri Petkoviç.

“Petkoviç më ka telefonuar sot – shpjegon mesfushori me origjinë shqiptare i Udineses për televizionin helvet “RSI”. – Mendoja se ishte një telefonatë kortezie, por më vuri me shpatulla pas murit”.

Intervista e plotë/ Berhami tregon arsyet: Gjithçka filloi në botëror pas shqiponjës së Xhakës dhe Shaqirit

“Kam menduar disa herë të largohem, por ndihesha ende protagonist i këtij grupi”, vijon më tej kosovari i Zvicrës, i cili akuzon trajnerin Petkoviç se i është përgjigjur me tone të larta, pavarësisht se motivi zyrtar i largimit të tij është i natyrës teknike.

“Kjo është një zgjedhje politike. Trajneri mund të thotë gjithçka dëshiron, por bëhet fjalë dukshëm për një zgjedhje politike. Është një vendim i marrë nga dikush që nga futbolli nuk kupton asgjë”, ka thënë mesfushori i Udineses.

Sipas asaj që shpjegojnë mediet zvicerane, zgjedhja e trajnerit është pjesë e një plani për rinovimin e kombëtares, që mund të nxjerrë “jashtë loje” edhe senatorë të tjerë të Zvicrës, si Johan Djourou, Gelson Ferndandes dhe Stephan Lichtsteiner, të cilëve në fakt nuk iu është komunikuar asgjë deri më tani.

Ndërkohë, ka edhe zëra që thonë se Behrami është përjashtuar nga kombëtarja për shkak të peshës në rritje të tij në dhomat e zhveshjes, duke u bërë sipas tyre, një pengesë e madhe për Petkoviçin. Fakt mbetet se mesfushori e mbyll eksperiencën e tij me kombëtaren e Zvicrës pasi ka marrë pjesë në 4 Botërorë, një rekord ky për një “zviceran”, duke luajtur në 83 ndeshje dhe duke shënuar dy gola.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI