Flash

Lady Gaga: Fola para kohe për vdekjen e Zombie Boy

Lapsi.al 6 August 2018
Lady Gaga: Fola para kohe për vdekjen e Zombie Boy
Lady Gaga ka kërkuar falje që ka folur para kohe duke e konsideruar vdekjen e modelit Rick Genest si vetëvrasje. Rick, i cili vdiq në moshën 32-vjeçare njihet si i Zombie Boy, për shkak të tatuazheve të kockave dhe organeve në të gjithë trupin e tij, duke përfshirë edhe karakteristikat e kafkës në fytyrë. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada të mërkurën dhe u raportua se ai kishte vrarë veten. Rick u shfaq në videokilpin e Gagas ‘Born This Way’ në vitin 2011 dhe këngëtarja u shpreh se humbja ishte “përtej shkatërrimit”. Por ende nuk ka një shkak zyrtar të vdekjes së Rick. Lady Gaga ka fshirë tashmë postimin në Twitter, ku i referohej vdekjes së tij si vetëvrasje: ‘Vetëvrasja e shokut Rick Genest.’ Por në dy postime të tjera ajo i kërkoi falje familjes së modelit. “Në respekt të familjes së Rick dhe vetë atij kërkoj falje nëse kam folur shumë shpejt pasi nuk kishte dëshmitarë apo prova për të mbështetur ndonjë përfundim për shkakun e vdekjes së tij. Unë në asnjë mënyrë nuk do të kisha menduar për të nxjerrë një përfundim të padrejtë. Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë familjen dhe miqtë e tij,”-shkruan ajo.

Të këshilluara

Mania e fotove nudo prek edhe Orlando Blom

Orlando Bloom ka treguar edhe njëherë fizikun e tij mahnitës, teksa është shfaqur nudo para pasqyrës. Aktori 41 vjeçar e ka publikuar videon e “nxehtë” në In...

14:02

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI