Flash

Granit Xhaka kandidat për kapiten i Arsenalit?

Lapsi.al 6 August 2018
Granit Xhaka kandidat për kapiten i Arsenalit?

Tifozët e Arsenalit po i kërkojnë publikisht trajnerit Unai Emery që t'i japë Granit Xhakës shiritin e kapitenit të Arsenalit? Kjo kërkesë lindi pas veprimit që bëri futbollisti zviceriano shqiptare pas golit që shënoi Reiss Nelsonit në miqësoren e së shtunës në Stokholm kundër Lazios (2:0).

Xhaka pasi e uroi për golin e shënuar, i vuri në pah Nelsonit, 18-vjeçar, dy gabime. Xhaka i tregoi të riut se duhej të pozicionohej në një rast të tillë përpara portës dhe së dyti se si duhej të festonte sëbashku me tifozët pasi kishte shënuar.

Kjo pjekuri e treguar nga Xhaka ishte e mjaftueshme që tifozët të kërkonin publikisht nga trajneri Emery që ta bëjë kapiten të ekipit londinez.

“Xhaka është një lider i lindur. E meriton t'a mbajë shiritin e kapitenit sepse vetëm atij i ra në mend që ta këshilloj të riun Nelson. Neve na duhet një lider dhe Xhaka është i lindur për ta ushtruar këtë rol”, komentoi një tifoz i Arsenalit" sipas ‘Dailystar’.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI