Çdo vit bëhen klasifikime të ndryshme përsa u përket njerëzve me influencë të madhe në botë.
Më poshtë do të shihni renditjen e pesë meshkujve më me influencë në botë, duke filluar që nga i pesti deri tek i pari. 5.Mark Zuckerberg Mark Zuckerberg themeloi faqen e internetit Facebook në Harvard, 13 vjet më parë dhe që atëherë është bërë një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai dhe gruaja e tij Priscilla Chan janë shprehur se do të të dhurojnë 99% të pasurisë së tyre para se të vdesin. 4.Amancio Ortega Amancio Ortega është burri më i pasur në Europë , ai është themeluesi i kompanisë Inditex të Zara në vitin 1975. Portofoli i tij i pasurive të patundshme përfshin prona në Londër, Nju Jork e Madrid, pra në disa prej kryeqyteteve më të pasura në botë. 3. Warren Buffett Investitori i suksesshëm Ëarren Buffett zotëron mbi 60 kompani dhe u bë milarder në moshën 32 vjeçare. Pavarësisht kësaj ai bën një jetë modeste. Në vitin 2010, Buffett së bashku me Bill Gates, krijuan premtimin e dhënies (duke premtuar të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi. 2. Bill Gates Bill Gates bashkë-themeloi Microsoft në 1975, dhe ka vazhduar të jetë pjesë e kompanisë si këshilltar i teknologjisë e anëtar i bordit. Gates gjithashtu ka investuar në hekurudhat kombëtare kanadeze. Ai dhe gruaja e tij Melinda themeluan Fondacionin Bill & Melinda Gates i cili synon të ndihmojë kopshtin e fëmijëve përmes nxënësve të klasave të 12-ta në SHBA. 1. Jeff Bezos Themelues i Amazon.com, Jeff Bezos zotëron gati 17% të kompanisë. Në vitin 2013 ai bleu Washington Post për 250 milionë dollarë, dhe gjithashtu ka kompaninë ajrore, “Blue Origin”. Në vitin 2017, Bezos bëri 19.3 miliardë dollarë.