Flash

Zhduket Fan Bingbing, aktorja e X-Men

Lapsi.al 4 August 2018
Zhduket Fan Bingbing, aktorja e X-Men

Fan Bingbing, aktorja e famshme dhe e pasur kineze, e njohur për rolin e Blink në filmin “X-Men: Days of Future Past”, është zhdukur. Nuk dihet asgjë për të. Në rrjetet sociale, ku ka 62 milionë “follower”, aktorja nuk është aktive prej ditësh dhe nuk është shfaqur as në publik. Dyshohet se shkak për zhdukjen është evazioni fiskal, për të cilën është akuzuar kohët e fundit.

Në “Sina Weibo”, një faqe e njohur “social” në Kinë, hibrid i “Twitter” e “Facebook”, Fan Bingbing është një personalitet tepër influencues. Gjithashtu është imazh kryesor i kompanive kozmetike. Postimi i fundit i saj është bërë më 2 qershor dhe s’ka asgjë aktivitet tjetër në rrjetet sociale.

Në maj dolën dy kontrata për një film të aktores. Njëra për 1.5 milionë dollarë, që iu paraqit Tatimeve, dhe një tjetër 7.8 milionë, që ishte fshehur për mos të paguar taksat. Sipas medies, i është kërkuar që mos të largohet nga vendi dhe mos të ekspozohet në publik. Kompania e filmit në fjalë mohoi gjithçka, ndërsa aktorja është zhdukur, duke ushqyer misterin.

Të këshilluara

Kylie Jenner trofeu i Travis Scott

Edhe reperat kanë anën e tyre të butë. Travis Scott është një prej tyre. Në këngën më të re ai e konsideron të dashurën e tij si “trofe” dhe si personin që i sh...

16:37

Elita Rudi, në pritje të ëmbël

Prej dy vitesh ata të dy janë të lidhur dhe vetëm pak javë më parë, reperi i propozoi martesë moderatores. Por së fundmi duket se ka të reja nga Gjiko dhe Elita...

16:45

Rihanna:E lumtur me trupin tim

Rinnana së fundmi ka pozuar për kopertinën e “Vogue” në Britaninë e Madhe. Fotot tërhoqën një vëmendje të veçantë për shkak të tendencës së vetullave të holla t...

15:01

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI