Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Raporti i OKB: Koreja e Veriut po vazhdon me programin e saj bërthamor

Lapsi.al 4 August 2018
Raporti i OKB: Koreja e Veriut po vazhdon me programin e saj bërthamor

Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programet e saj bërthamore dhe raketore, duke shkelur sanksionet e OKB-së, thotë një raport i Këshilli i Sigurimit.

Raporti gjithashtu thotë se Pyongyang ka drejtuar një “rritje masive”të produkteve të naftës përmes anijeve dhe ka tentuar të shesë armë jashtë vendit.

Raporti konfidencial nga një panel ekspertësh të pavarur u paraqit të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Koreja e Veriut deri më tani nuk ka komentuar gjetjet e dokumentit, shkruan BBC.

Javën e kaluar, zyrtarët e SHBA-së thanë se Pyongyang duket se po ndërtonte raketa të reja balistike, pavarësisht lidhjeve të fundit dhe marrëveshjes me administratën e presidentit të SHBA, Donald Trump dhe premtimet për denuklearizimin e gadishullit.

Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar i thanë Washington Post se satelitët spiunë kishin vërejtur aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar raketa balistike.

Presidenti Trump takoi Kim Jong-un të Koresë së Veriut në Singapor në qershor dhe dy liderët pastaj premtuan të punonin drejt denuclearizimit, pa specifikuar saktësisht se si do të dukej kjo.

Pyongyang është aktualisht nën një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane mbi programin e saj bërthamor dhe testet e raketave.

Dokumenti është përgatitur nga ekspertët që monitorojnë zbatimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

Raporti thekson se “Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programet e saj bërthamore dhe raketore dhe vazhdoi të sfidojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit nëpërmjet një rritjeje masive të transferimeve të paligjshme të produkteve të naftës, si dhe përmes transferimit të qymyrit në det gjatë 2018”.

Ai tha se Pyongyang “përpiqej të furnizonte me armë të vogla dhe me pajisje të tjera ushtarake nëpërmjet ndërmjetësve të huaj” në Libi, Jemen dhe Sudan.

Ekspertët përfunduan se aktivitetet e Koresë së Veriut kishin bërë sanksionet financiare joefektive.

Raporti erdhi pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se ishte “optimist” që denuklearizimin e gadishullit dhe se kjo mund të arrihet.

Gjithashtu Pompeo tha se kishte parë raporte se Rusia po lëshonte leje duke u lejuar koreanëve të veriut të punonin në territorin e saj, duke sfiduar sanksionet.

Rusia ka mohuar një raport nga Wall Street Journal se ajo po u lejoi mijëra punëtorë të rinj të Koresë së Veriut në vend.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI