Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Pompeo dhe Çavusoglu takohen pas tensioneve SHBA-Turqi, për çfarë u ra dakord

Lapsi.al 3 August 2018
Pompeo dhe Çavusoglu takohen pas tensioneve SHBA-Turqi, për

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nxiti Turqinë mëngjesin e kësaj të premteje që të lirojë menjëhere pastorin amerikan, arrestimi i të cilit ka bërë që administrata Trump të vendosë sanksione ndaj ministrit të brendshëm dhe atij të drejtësisë në Turqi. Numri një i diplomacisë amerikane Pompeo u takua me ministrin e jashtem Turk Cavushoglu përpara një takimi në Singapor.

“Pala turke ishte në dijeni se afati kishte mbaruar dhe se kishte ardhur koha që Pastor Brunson të kthehej në shtëpi dhe se Ankaraja duhet ta kuptije se ne jemi shumë serioz në këtë kërkesë”, u tha ai gazetarëve. Ndërkohë ministri i jashtëm turk deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ranë dakord të punojnë nga afër për të zgjidhur çështjet midis tyre.

Një ditë më parë Turqia tha se sanksionet janë të papranueshme.

Pastori i krishterë, Andrew Brunson, 50 vjeç, është arrestuar në vitin 2016.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar disa herë Turqinë me sanksione, nëse nuk e liron pastorin, të cilin ai e ka cilësuar si “njeri të pafajshëm”. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI