Flash

Inter bën Interin: humbi Vidal dhe venitet pista Modric, Perez do 750 milionë euro

Lapsi.al 3 August 2018
Inter bën Interin: humbi Vidal dhe venitet pista Modric, Perez do 750

Në një merkato tërheqëse, Inter është dukur në një pikë skuadra anti-Juventus në kohën kur kishte në duar edhe pedinën e fundit të kërkuar nga Luciano Spalleti. Por zikaltrit nuk mund të mos ktheheshin ata të zakonshmit dhe dëshira për një ëndërr si Luca Modric i bëri të hiqnin dorë nga Vidal.

Inter e kishte në dorë tratativën, huazim me të drejtën e blerjes dhe kontratë 4 vjecare, gjithcka në akord me Bayern. Por italianët menduan se rruga për tek Modric mund të kalohej dhe Spalletti, që kërkonte një lojtar të bënte diferencën në mesfushë e ktheu kursin drejt kroatit. Mesfushori po mbyll pushimet në Porto Cervo, në Sardenjë dhe pritet në Madrid, mes të dielës e të hënës për tu takuar me Florentino Perez, që nga ana e tij e komplikoi tratatviën pa nisur ende. "Modric nuk shitet për më pak se 750 milionë euro", shifra e klauzolës së zgjidhjes së kontratës".

Tani cdo gjë varet nga presioni që do të bëjë Modric dhe menaxherët e tij për tu larguar nga Madrid. Milano e tërheq lojtarin që e ka aprovuar si destinacion. Modric tek Real ka një kontratë prej 10 milionë në sezon deri në 2020, Inter do ti oferojë më pak (8 milionë) por deri në 2022 (kur Modric të jetë 37 vjec). Inter kërkon huazimin e kroatit prej 15 milionë euro më të drejtën e blerjes për një total që do të shkonte 40/50 milionë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI