Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Kërcënimi i Trump me tarifa më të larta mbi importet kineze, Pekini përgatit kundërmasat

Lapsi.al 2 August 2018
Kërcënimi i Trump me tarifa më të larta mbi importet kineze,

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vënien e taksës 25% mbi disa mallra kineze, në vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

Shqyrtimi i kësaj takse, që është dyfishi i 10-përqindëshit të planifikuar fillimisht, është kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do që Kina t’i ndryshojë praktikat e saj tregtare.

Megjithatë, vendimi rrezikon t’i rrisë tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Kina tashmë ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse SHBA ec përpara me planin dhe ka akuzuar Uashingtonin për shantazh.

“Nëse SHBA ndërmerr hapa për të përshkallëzuar më tej situatën, ne do të ndërmarrim kundërmasa për t’i mbrojtur interesat dhe të drejtat tona ligjitime”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, shkruan rel.

Shtëpia e Bardhë thotë se tarifat janë përgjigje ndaj politikave të padrejta tregtare të Kinës, të cilat, sipas Trumpit, kanë ndihmuar në krijimin e deficitit të lartë tregtar.

Rau di i parë i tarifave ka hyrë në fuqi më 6 korrik, kur SHBA ka vënë taksë 25% në importet kineze, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh. Kina është hakmarrë në mënyrë të ngjashme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI