Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

(FOTO) Rrëzohet avioni me 101 persona në Meksikë, mbijetojnë të gjithë

Lapsi.al 1 August 2018
(FOTO) Rrëzohet avioni me 101 persona në Meksikë, mbijetojnë

Një avion është rrëzuar vetëm pak pas ngritjes në fluturim në shtetin meksikan të Durangos, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

Guvernatori Jose Aispuro njoftoi përmes “Twitter”-it se, mes 101 personave në bord nuk ka asnjë të vdekur, edhe pse 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Fluturimi “AM2431” i kompanisë “Aeromexico” ishte nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Victoria” i Guadalupes, me destinacion Mexico Cityn. Avioni u rrëzua shumë pranë aeroportit, pak çaste pasi ishte ngritur nga pista.

Autoritetet vendase thonë se, nga 97 udhëtarët në bord dhe 4 pjesëtarët e ekuipazhit, 37 u dërguan në spital. Emrat dhe kombësitë e pasagjerëve nuk dihen ende.

Operatori i aeroportit, “Grupo Aeroportuario Centro Norte” njoftoi se të dhënat paraprake tregojnë se moti i keq ka qenë shkak i rrëzimit, pasi avioni ishte ngritur në fluturim gjatë një stuhie të fuqishme, përpara se të detyrohej të bënte një ulje emergjente.

Sipas rrëfimit të dëshmitarëve dhënë për guvernatorin, nga ngjarja pati një zhurmë të fuqishme, përpara se avioni të rrëzohej në tokë rreth orës 16 lokale (22 të mbrëmjes së të martës). Njëri prej pasagjerëve tha për një rrjet televiziv lokal se, në bord u ndie sikur një rrymë e fortë ajri goditi avionin. Aeroporti “Victoria” i Guadalupes u mbyll për pak kohë pas incidentit.

Në një deklaratë për mediet, “Aeromexico” shprehu keqardhjen e thellë për aksidentin, ndërsa kompania braziliane e avionit, “Embraer” tha se ka dërguar një ekip në vendngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI