Flash

Willian, pas justifikimit "pasaportë" qendron Real Madrid

Lapsi.al 31 July 2018
Willian, pas justifikimit "pasaportë" qendron Real Madrid

Kur një lojtar është në qendër të merkatos e kërkohet nga klubet më të rëndësishme të Europës, vonesa të paparashikueshme e vendosin në panik klubin e tij. Kjo i ka ndodhur Chelsea, kur ka parë mungesën e brazilianit Willian edhe pse pushimet post-Botëror përfunduan.

Versioni i fantazistit brazilian, që justifikohet edhe nga londinezët është se Willian nuk është paraqitur në qendrën e Bluve sepse është detyruar të qendrojë në Brazil për disa probleme që lidhen me pasaportën.

Megjithatë pak vetë i besojnë kësaj historie, ndërkohë që pjesa dërrmuese beson se numri 22 i Chelsea ka dashur të përsërisë të njëjtën strategji të Diego Costa: të vonojë kthimin në pritje të një thirrje nga një tjetër shoqëri.

Në këtë rast Real Madrid, që ka ofruar 100 milionë për të marrë kartonin e brazilianit, duke përfshirë në bisedime edhe portierin Courtois.

Të këshilluara

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari ësht...

12:06

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI