Flash

Tare bind Milinkovic Savic, Juventus e Real Madrid me "gisht në gojë"

Lapsi.al 31 July 2018
Tare bind Milinkovic Savic, Juventus e Real Madrid me "gisht në
Pas një dite vonesë se humbi avionin, Sergej Milinkovic-Savic është prezantuar në klinikën Paideia për vizitat mjekësore të fillimit të sezonit: "Nëse do të qendroj? Sigurisht, nëse jam këtu...". Përgjigja e mesfushorit serb të Lazios për të ardhmen nuk lë asnjë fije dyshimi se Juventus e Chelsea kanë mbetur me “gisht në gojë”. Takimi me Claudio Lotito e Igli Taren është tashmë vetëm formal dhe Simone Inzaghi që e kishte kërkuar me ngulm qendrimin e shtatlartit mund të jetë i lumtur. Presidenti bardhekaltër ka ndërmend ti rinovojë kontratën, që skadon në 2022 për 1,5 milionë euro në sezon. Shifër shumë e ulët në krahasim me atë që mun d ti garantojë Chelsea. Blutë po përpiqeshin të futen mes Juventus (për momentin i impenjuar me Milan në shkëmbimin Bonucci-Caldara e në cështjen Higuain) dhe Real Madrid, që po merret me dyshen e londinezëve Courtois e ëillian, por duket se manovrat e gjigantëve europiane po shkojnë dëm. Minkovic Savic duket i bindur nga ajo cfarë I garanton Igli Tare. Nga qendra e grumbullimit “Auronzo di Cadore” Simone Inzaghi u tregua i qartë kur kërkoi nga Lazio të mos e shiste Milinkovic-Savic. Edhe pse do të jetë shumë e vështirë përpara një oferte jashtë normave të merkatos së serbit prej 120 apo 140 milionë euro.

Të këshilluara

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari ësht...

12:06

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 ...

11:58

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI