Flash

Sanksionet ndaj Moskës, BE shton në listë edhe 6 kompani ruse

Lapsi.al 31 July 2018
Sanksionet ndaj Moskës, BE shton në listë edhe 6 kompani ruse

Bashkimi Europian shtoi në listën e sanksioneve edhe gjashtë kompani ruse, të përfshira në ndërtimin e urës Kerç që lidh Rusinë jugore me Gadishullin e Krimesë.

Vendimi u publikua të martën në Gazetën Zyrtare të bllokut.

Në total, BE-ja i ka ngrirë asetet e 44 entiteteve nga Rusia dhe Ukraina, që kur Moska aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe ka nisur mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.

Përveç tyre, edhe 155 individë nga të dyja vendet janë subjekt i masave kufizuese të BE-së.

Tre nga kompanitë e përfshira së fundi në listën e sanksioneve të BE-së: Mostotest, Stroygazmontazh dhe Stroygazmontazh Most janë në pronësi të Arkady Rotenberg, biznesmen i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Rotenberg është i përfshirë edhe në listën e individëve të sanksionuar nga BE-ja.

Sipas unionit, ndërtimi i urës Kerç nga Rusia, 19 kilometra e gjatë, ka kontribuar në destabilizimin e integritetit territorial të Ukrainës.

Të këshilluara

Një kaos i ri botëror

Nga Jonah Goldberg Qytetërimi nuk është e kundërta e natyrës, dhe as një anije në rrymën e kundërt të një lumi. Marinarët shfrytëzojnë erën, dhe u përshtaten...

13:52

Anglia jep alarmin për pushtimin nga minjtë

Temperaturat më të nxehta, që nga 1976, që kanë përfshirë gjithë Britaninë, ngjallin frikën e shtimit të mijve mes pirgjeve me mbetje ushqimore që qëndrojnë me ...

12:57

Putin fton Trump në Moskë

Vladimir Putin ka bërë të ditur se ka ftuar homologun e tij amerikan Donald Trump të vizitojë Moskën dhe shtoi edhe se është i gatshëm të shkojë në Shtëpinë e B...

22:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI